1. Misioni i Divizionit të Prokurimit është të sigurojë mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike, burimeve publike si dhe të gjitha fondeve dhe burimeve të tjera të autoriteteve kontraktuese në Republikën e Kosovë dhe ka për qëllim të nxisë krijimin e një kulture institucionale të profesionalizuar të pandikuar nga interesat materiale, të paanshme, etike, në mesin e personave zyrtarë që kryejnë ose janë të përfshirë në një aktivitet të prokurimit.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Prokurimit janë:
2.1. Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
2.2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
2.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve;
2.4. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave.
1. Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
UD.Udheqese Divizionit Prokurimit
Zelihe Morina – zelihe.morina@rks-gov.net 038 200 64206