Njësia për Auditim të Brendshëm

1. Misioni i Njësisë ë Auditimit të brendshëm është kryerja e aktiviteteve këshillëdhënëse të pavarura dhe objektive në ofrimin e sigurisë së arsyeshme, që synon shtimin e vlerës dhe përmirësimin e funksionimit të Ministrisë, që ndihmon për përmbushjen e objektivave, duke ofruar qasje sistematike, të disiplinuar, për të vlerësuar dhe për të përmirësuar efektshmërinë e proceseve të menaxhimit të rrezikut, kontrollit dhe qeverisjes.

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë së Auditimit të Brendshëm janë:

2.1. Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuq;

2.2. Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik dhe planit vjetor të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut;

2.3. Organizon, kryen dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm për ministrinë dhe dorëzon rezultatet e auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi;

2.4. Përgatit dhe dorëzon raportet gjashtëmujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit;

2.5. Përgatit dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm;

2.6. Raporton menjëherë tek menaxhmenti i lartë dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura, njofton autoritetet tjera kompetente;

2.7. Bashkëpunon, koordinon dhe zhvillon objektivat dhe aktivitetet me të gjitha strukturat organizative institucionale;

1. Udhëheqësi i Njësisë së Auditimit të Brendshëm i raporton Ministrit, ndërsa në aspektin

U.D Udhehqese e Njësisë së Auditimit të Brendshëm

Shpresë Sejdiu – shprese.sejdiu@rks-gov.net 038 200 64203

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors