Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic në takim me përfaqësuesit e komunitetit malazez

Zëvendëskryeministri  i  Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit  Lokal  z. Slobodan Petrovic  priti sot në një takim përfaqësuesit  e partive politike si dhe disa shoqata të komunitetit malazez.

18 dhjetor  2012, Prishtinë

Zëvendëskryeministri  i  Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit  Lokal  z. Slobodan Petrovic  priti sot në një takim përfaqësuesit  e partive politike si dhe disa shoqata të komunitetit malazez.

Në këtë takim është biseduar rreth problemeve të këtij komuniteti, rreth pozitës dhe punës së tyre të deritanishme.

Ministri Petrovic me këtë rast shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim të mëtejmë  si dhe për ofrimin e mbështetjes komunitetit malazez.

Përfaqësuesit e komunitetit malazez , e falenderuan Ministrin  për përpjekjet e deritanishme, mbështetjen dhe ndihmën  me dëshirën që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors