Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic priti sot në një takim përfaqësuesit e partive politike si dhe disa shoqata të komunitetit malazez.
18 dhjetor 2012, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic priti sot në një takim përfaqësuesit e partive politike si dhe disa shoqata të komunitetit malazez.
Në këtë takim është biseduar rreth problemeve të këtij komuniteti, rreth pozitës dhe punës së tyre të deritanishme.
Ministri Petrovic me këtë rast shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim të mëtejmë si dhe për ofrimin e mbështetjes komunitetit malazez.
Përfaqësuesit e komunitetit malazez , e falenderuan Ministrin për përpjekjet e deritanishme, mbështetjen dhe ndihmën me dëshirën që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmën.