Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave

1. Misioni i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave është mbështetja e komunave dhe ministrisë në përmbushjen e obligimeve që dalin nga agjenda evropiane, si dhe krijimi i politikave dhe kushteve për një administratë të hapur lokale dhe efikase, duke koordinuar dhe forcuar partneritetin me donatorë dhe institucione të tjera.

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave janë:

2.1. Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve të Ministrisë duke marrë parasysh obligimet që dalin nga procesi i integrimit Evropian;

2.2. Koordinon punën në zhvillimin e dokumenteve kryesore strategjike të cilat hartohen nga strukturat e ministrisë, duke siguruar që këto dokumentet te jene në pajtim me politikat e Qeverisë si dhe siguron konsistencën mes tyre;

2.3. Koordinon dhe mbështet strukturat e ministrisë dhe komunave në aplikimin e projekteve në fondet e TAIEX;

2.4. Ndihmon monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit zhvillimor institucional të Ministrisë, si dhe aktiviteteve tjera për reformimin institucional të ministrisë;

2.5. Siguron pajtueshmërinë e politikave, planeve dhe strategjive me standardet e BE-së;

2.6. Kujdeset në krijimin e një sistemi interaktiv në mënyrë që të ketë koordinim mes procesit të zhvillimit të politikave dhe planeve me procesin e planifikimit buxhetor të ministrisë, veçanërisht përmes zhvillimit të deklaratave strategjike buxhetore;

2.7. Koordinon punën në sigurimin e kontributeve për zhvillimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE-së), Planin Vjetor te Punës dhe siguron harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumente tjera strategjike;

2.8. Monitoron zbatimin e PVPE-së dhe Planit Vjetor te Punës dhe raporton tek institucionet relevante, me theks te veçante tek ZKM dhe MIE;

2.9. Udhëheq koordinimin e asistencës se IPA-së, dhe asistencës së jashtme bilaterale dhe multilaterale;

2.10. Siguron që ndihma e jashtme është e ndërlidhur dhe kontribuon në zbatimin e prioriteteve dhe planeve të Qeverisë dhe Ministrisë si dhe është e ndërlidhur me procesin e planifikimit buxhetor të Ministrisë;

2.11.Ofron ndihmë për departamentet dhe strukturat tjera të ministrisë në aspektin e mbështetjes metodologjike për procedurat e përgatitjes dhe menaxhimin e projekteve;

2.12. Ofron mbështetje Departamenteve Ligjore sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me Acquis, si dhe kujdeset që legjislacioni që kërkohet nga PVPE-ja të futet në Strategjinë Legjislative të Qeverisë;

2.13. Bashkëpunon dhe ndihmon zyrën e burimeve njerëzore në ministri për ngritjen e kapaciteteve të stafit në çështjen që lidhen me integrimin evropian;

2.14. Bashkëpunon dhe ndihmon zyrën e komunikimin në ministri për çështjet e komunikimit dhe informimit që kanë të bëjnë me integrimin evropian;

2.15. Departamenti është përgjegjës për organizimin, udhëheqjen dhe/ose pjesëmarrjen në takimet e rregullta te procesit te Stabilizim Asociimit, takime ndërministrore dhe takime me Organizatat donatore dhe aktorët tjerë relevantë;

2.16. Ndërmerr të gjitha veprimet tjera të kërkuara nga Sekretari i Përgjithshëm që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit.

3. Drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së.

4. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

4.1. Divizioni për Integrime Evropiane;

4.2. Divizioni për Koordinim të Politikave.

Drejtor i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave

Defrim Gashi – defrim.gashi@rks-gov.net 038 200 64170

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors