Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Departamenti për Mbikëqyrje dhe Performancë Lokale
1. Misioni i Departamentit për Mbikëqyrje dhe Performancë Lokale është monitorimi i
organeve të komunave dhe rritja e performancës së komunave në ofrimin e shërbimeve dhe
përmirësimin e qeverisjes përmes zhvillimit të politikave, matjes dhe vlerësimit të
performancës, shpërndarjes së granteve sipas kritereve të meritës dhe zbatimit të programeve
për zhvillim të kapaciteteve të komunave.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Mbikëqyrje dhe Performancë Lokale janë:
2.1. Zhvillon, ri-shikon dhe monitoron zbatimin e Sistemit të Menaxhimit të Performancës
së Komunave;
2.2. Përcakton kriteret dhe standardet për matjen e performancë së komunave bazuar në
nivelin e cilësisë së shërbimeve të ofruara ndaj publikut;
2.3. Menaxhon skemën e granteve të Performancës komunale;
2.4. Vlerëson performancën e komunave në raport me ofrimin e shërbimeve publik,
mbikëqyrë cilësinë e shërbimeve komunale;
2.5. Monitoron punën e organeve komunale përfshirë legjislativin dhe ekzekutivin;
2.6. Siguron zbatimin e rekomandimeve drejtuar komunave nga organet mbikëqyrëse;
15/41
2.7. Monitoron dhe mbikëqyrë komunat gjatë zbatimit të përgjegjësive dhe kompetencave
të tyre në bashkërendim me ministritë përkatëse;
2.8. Hulumton, identifikon dhe analizon kërkesat dhe nevojat e komunave në lidhje me
shqyrtimin e ligjshmërisë të akteve komunale;
3. Drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes dhe Performancës Lokale, raporton tek Sekretari i
Përgjithshëm.
4. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
4.1. Divizioni për Matje të Performancës;
4.2. Divizioni për Monitorim të Legjislacionit Lokal;

 

Drin HARAQIA

Drejtor i Departamentit për Mbikëqyrje dhe Performancë Lokale

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors