3.24 MILIONË EURO PËR GJASHTË PROJEKTE TË REJA TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR KOSOVË–MAQEDONI E VERIUT

Gjashtë projektet e reja të financuara përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III Kosovë–Maqedoni e Veriut 2021–2027 tashmë kanë filluar zbatimin, ndërsa në periudhën në vijim presim rezultate konkrete që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e komunave dhe komuniteteve në të dyja vendet.

Bashkimi Evropian po financon këto gjashtë projekte me një vlerë totale prej 3.24 milionë euro, të cilat po zbatohen në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Projektet përfshijnë iniciativa konkrete në mbrojtjen e mjedisit, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimin dhe menaxhimin e rreziqeve, zhvillimin e turizmit, përfshirjen sociale dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Në Kosovë, aktivitetet do të shtrihen në Parkun Kombëtar “Sharri” dhe në komunat: Ferizaj, Kllokot, Mamushë, Rahovec dhe Ranillug, ndërsa në Maqedoninë e Veriut në Parqet Kombëtare “Sharri” dhe “Mavrovë”, si dhe në komunat: Brvenicë, Butel, Gazi Babë, Gostivar, Mavrovë dhe Rankovc.

Si Ministri e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe në mbështetjen e komunave për projekte që sjellin zhvillim, fuqizojnë komunitetet dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Mirënjohje për Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe për partneritetin me institucionet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors