Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

5.2 milion euro nga Granti për Performancë Komunale

Është mbajtur takimi i Komisionit për ndarjen e Grantit të Performancës Komunale për vitin 2021. Komisioni i Grantit në përbërje të MPL-së dhe Ministrisë së Financave ka shqyrtuar dhe aprovuar raportin vlerësues për përzgjedhjen e komunave përfituese sipas rregullave dhe kritereve të ndarjes së grantit. Ky proces është vëzhguar nga organizatat donatore (SDC, Ambasada Suedeze dhe Norvegjeze), si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, BIRN dhe INPO. Raporti dhe i gjithë procesi i vlerësimit është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me projektin mbështetës DEMOS. Sipas raportit të grantit të performancës, janë kualifikuar 17 komuna të cilat kanë plotësuar kushtet minimale, duke përfituar grantin në vlerë prej 5.2 milion euro, që do të alokohet në vitin 2021, të bashkëfinancuar nga MPL, SDC/Zyra Zvicerane, Suedia dhe Norvegjia. Granti është ndarë në mënyrë proporcionale të shpërndarë sipas kriterit të grantit të përgjithshëm të komunave, numrin e popullsisë si dhe nivelin e pikëve të fituara sipas performancës, përfshirë një bonus shtesë për 3 komunat me performancën më të lartë.

Kriteret minimale të aplikuara për qasje në grant janë:

  1. Komunat duhet të kenë raportuar sipas afatit të paraparë në Sistemin e Menxhimit të Performancës Komunale;
  2. Komunat duhet të kenë rishqyrtuar aktet ligjore të vlerësuara si të kundërligjshme nga organet mbikëqyrëse;
  3. Opinioni i auditimit për vitin 2019 duhet të jetë të paktën i pamodifikuar me theksim të çështjes;
  4. Komunat duhet të kenë shpenzuar 75% ose më tepër të buxhetit të vitit 2019 për investime kapitale; dhe
  5. Komunat duhet të kenë nënshkruar marrëveshjen tripalëshe të pjesëmarrjes (komuna, MAPL-ja dhe HELVETAS Swiss Intercooperation).

Vlerësimi për Grant ka marrë për bazë 30 indikatorë të sistemuar në 3 objektiva kryesore: Qeverisja demokratike; Ofrimi i shërbimeve dhe Menaxhimi komunal. Numri maksimal i pikëve të mundshme për komunat ishte 96 pikë, teksa mesatarja e përgjithshme e pikëve të fituara është 51.91% apo 49.43 pikë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors