Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Adrijana Hodžić viziton Komunën e Obiliqit

Obiliq, 2 korrik 2019

Ministrja e  Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić, e shoqëruar nga kabineti i saj, ka filluar sot një vizitë zyrtare në komuna. Qëllimi i kësaj vizite është njohja  nga afër me problemet dhe nevojat e komunave.

Hodžić: “Kam pasur nderin dhe kënaqësinë që sot të takohem me udhëheqjen e komunës së Obiliqit të udhëhequr nga Kryetari i Komunës Xhafer Gashi. Jam e interesuar që të informohem nga i pari i komunës me sfidat me të  cilat ballafaqohet  në qeverisjen lokale. Posaçërisht më interesonë të dijë nevojat e qytetarëve, si dhe statusin e komuniteteve joshumicë. Para ardhjes, me kolegët e mi nga  MAPL-ja, kemi bërë një analizë të punës së Kuvendit të Komunës së Obiliqit dhe mund të konstatoj se autoriteti legjislativ në kuadër të pushtetit lokal përmbush  detyrimet e saj në një nivel të kënaqshëm. Gjithashtu, në një nga temat që diskutuam është edhe përmbushja e detyrimeve të agjendës evropiane.

MAPL është e gatshme të mbështesë përfaqësuesit komunal me qëllim të ofrimit sa më efikas të shërbimeve për qytetarët “.

 

 

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors