Obiliq, 2 korrik 2019
Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić, e shoqëruar nga kabineti i saj, ka filluar sot një vizitë zyrtare në komuna. Qëllimi i kësaj vizite është njohja nga afër me problemet dhe nevojat e komunave.
Hodžić: “Kam pasur nderin dhe kënaqësinë që sot të takohem me udhëheqjen e komunës së Obiliqit të udhëhequr nga Kryetari i Komunës Xhafer Gashi. Jam e interesuar që të informohem nga i pari i komunës me sfidat me të cilat ballafaqohet në qeverisjen lokale. Posaçërisht më interesonë të dijë nevojat e qytetarëve, si dhe statusin e komuniteteve joshumicë. Para ardhjes, me kolegët e mi nga MAPL-ja, kemi bërë një analizë të punës së Kuvendit të Komunës së Obiliqit dhe mund të konstatoj se autoriteti legjislativ në kuadër të pushtetit lokal përmbush detyrimet e saj në një nivel të kënaqshëm. Gjithashtu, në një nga temat që diskutuam është edhe përmbushja e detyrimeve të agjendës evropiane.
MAPL është e gatshme të mbështesë përfaqësuesit komunal me qëllim të ofrimit sa më efikas të shërbimeve për qytetarët “.