Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga projekti i Komisionit Evropian ““EU perspektive in Kosovo”, lidhur me trajnimin e qytetarëve në procesin e Integrimeve Evropiane,
14 qershor 2013
Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga projekti i Komisionit Evropian ““EU perspektive in Kosovo”, lidhur me trajnimin e qytetarëve në procesin e Integrimeve Evropiane, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), përfaqësuar nga znj. Venera Kosumi, Udhëheqëse e Divizionit për Integrime Evropiane, sot në Pejë ka prezantuar para qytetarëve, shoqërisë civile dhe OJQ-ve, rolin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe aktivitetet e ndërmarra, në procesin e integrimeve evropiane, si dhe përgjegjësitë e komunave në këtë proces, raportimin për progresin e zbatimit të përgjegjësive nga autoritetet lokale dhe përgatitjet e raportit përmbledhës nga MAPL për komunat.
Po ashtu, gjatë këtij takimi shoqëria civile është informuar për krijimin e mundshëm të rrjetit jo-formal të OJQ-ve në nivel komunal, përfshirë edhe mediet lokale, me qëllim të zbatimit të agjendës evropiane.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka prezantuar rolin e saj, ditë më parë edhe në komunat Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjakovë.