Aktivitetet e MAPL-së në procesin e integrimeve evropiane

Gjatë këtyre ditëve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL, ka marrë pjesë në disa aktivitete të organizuara nga projekti i Komisionit Evropian ““EU perspektive in Kosovo”, lidhur me trajnimin  e qytetarëve në procesin e Integrimeve Evropiane.

05 qershor 2013

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL,  është përfaqësuar nga Udhëheqësja e Divizionit për Integrime Evropiane në MAPL, znj. Venera Kosumi, e cila ditë më parë ka marrë pjesë në të tilla aktivitete edhe në: Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjakovë.

Gjatë pjesëmarrjes, znj. Kosumi ka prezantuar para qytetarëve, shoqërisë civile dhe OJQ-ve, rolin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe aktivitetet e ndërmarra, në procesin e integrimeve evropiane, si dhe përgjegjësitë e komunave në këtë proces, raportimin për progresin e zbatimit të përgjegjësive nga autoritetet lokale dhe përgatitjet e raportit përmbledhës nga MAPL për komunat.

Po ashtu, gjatë këtyre takimeve shoqëria civile është informuar për krijimin e mundshëm  të rrjetit jo-formal të OJQ-ve në nivel komunal, përfshirë edhe  mediet lokale, me qëllim të  zbatimit të  agjendës evropiane.