Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Arrihet përfaqësim i barabartë gjinor në të gjitha nivelet në kuadër të shërbimit civil në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

Prishtinë, 14 shkurt 2019

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka arritur progres në implementimin e Ligjit për barazi gjinore, në shërbimin civil në kuadër të Ministrisë.

Aktualisht, numri total i shërbyesve civil në kuadër të MAPL-së është 126, ku 63 janë gra dhe 63 janë burra. Në nivelin menaxherial, përveë Sekretares së Përgjithshme, nga 5 departamente janë përzgjedhur 2 drejtoresha, ndërsa në 3 departamentet tjera udhëhiqen nga 3 drejtorë burra.
Poashtu, në nivelin e udhëheqësve të divizioneve nga 19 Divizione sa ka gjithsej MAPL, 10 prej tyre udhëhiqen nga udhëheqëse gra dhe 9 divizione nga udhëheqës burra.

MAPL mbetet e përkushtuar për të zbatuar legjislacionin në fuqi sa i përket përfaqësimit gjinor, duke treguar një praktikë të mirë institucionale edhe në raport me Komunat.

Përtej kësaj, MAPL me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe partnerit inplementues “BIRN” të cilët monitorojne rekrutimin në shërbimin civil, do të vazhdojë praktikën e vendosur, në mënyrë që të sigurohet që shërbyesit civil profesional sipas parimit të meritës, t’i bashkohen ekipit të MAPL-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors