Batusha në Forumin Rajonal “Ready to Fund – Western Balkans Green Municipalities” në Shkup

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Agon Batusha, mori pjesë si panelist në Forumin Rajonal “Ready to Fund – Western Balkans Green Municipalities”, që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të panelit “Beyond Readiness – How Municipal Projects Become Investments?”, së bashku me përfaqësues të institucioneve dhe partnerëve financiarë nga rajoni, diskutoi për mënyrat se si potenciali i komunave mund të shndërrohet në projekte konkrete dhe investime që sjellin rezultate për qytetarët.

Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e mbështetjes institucionale, forcimit të kapaciteteve komunale, bashkëpunimit dhe qasjes në financim për realizimin e projekteve të gjelbra dhe zhvillimin e qëndrueshëm lokal.

Komunat kanë potencial për zhvillim. Sfida është që ky potencial të shndërrohet në investime konkrete dhe rezultate të prekshme për qytetarët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors