Pas votimit të Qeverisë Kurti, sot me datën 23 mars 2021, është bërë pranim dorëzimi i detyrës së ministrit të Administrimit të Pushtetit të Lokal.
Ish ministri, z. Goran Rakić i uroj mirëseardhje dhe suksese Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi.
Ministri z. Krasniqi në mënyrë telegrafike shpalosi prioritet e Qeverisë Kurti dhe të Ministrisë së Aministrimit të Pushtetit Lokal për katër vitet e ardhshme. Ai theksoi se Qeveria Kurti dhe unë si ministër do të jemi në shërbim të nivelit lokal duke inicuar reforma thelbësore që do të rrisin bashkëpunimin e nivelit lokal me atë qendror.
Gjithashtu Ministri, z. Krasniqi theksoi se qëllimi kryesor është përmirësimi i mirëqeverisjes, rritjes së transparencës, llogaridhënies si dhe efikasitetit të nivelit lokal në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.