Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj morri pjesë në inaugurimin e projektit ”Ndërtimi i nën-kalimit në fshatin Dragobil” në Komunën e Malishevës. 20 dhjetor 2016, Prishtinë
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj morri pjesë në inaugurimin e projektit ”Ndërtimi i nën-kalimit në fshatin Dragobil” në Komunën e Malishevës.
Me këtë rast, Zëvendësministri Gecaj tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht MAPL, do të jetë plotësisht e përkushtuar që këtë ndihmë ta vazhdoj edhe gjatë viteve të ardhshme. ”Shpresojmë se bashkëpunimi ynë do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe bashkërisht, të ngritim kapacitetet, për të krijuar një ambient të sigurtë infrastrukturor sa i përket krijimit të kushteve për investimeve për qytetarët e Republikës së Kosovës” tha Zëvendësministri i MAPL-së, z. Bajram Gecaj.
Ndërtimi i nënkalimit në fshatin Dragobil në Komunën e Malishevës është përkrahur nga fondi për Zhvillim të Infrastrukturës Ekonomike dhe Sociale në Komunat e Republikës së Kosovës, ndërsa, projekti ka filluar nga muaji Korrik i vitit 2016 dhe ka përfunduar ne muajin Shtator te vitit 2016, ndërsa vlera investive e projektit ka shumën e përafërt prej 26,000 euro financim i MAPL-së.