Sot, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic mori pjesë në takimin e dëgjimit publik të Komisionit për çështje dhe interesa të komuniteteve, ku temë kryesore ishte përdorimi i gjuhës së komuniteteve.
05 qershor 2013

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic ka thënë: “Përdorimi i gjuhës së komuniteteve,si e drejt në promovimin dhe mbrojtjen e identitetit gjuhësor, garantohet me Kushtetutë dhe ligj. Përdorimi i gjuhëve në komuna rregullohet me ligjin për përdorimin e gjuhëve , nr. 02/z-37, më saktësisht, me nenet 7, 8, 9 dhe 10 të këtij ligji ku janë të definuara obligimet e organeve dhe institucioneve lokale në lidhje me respektimin dhe përdorimin e gjuhëve zyrtare në Kosovë, dhe gjuhëve në përdorim zyrtar në disa komuna. Gjuhët zyrtare në mënyre të barabartë përdoren në punë, diskutime, në takime, në komisionet komunale dhe në procedurat administrative dhe me kërkesë të palës dokumentacioni përkthehet në gjuhën e komunitetit, gjuha e tij amtare nuk është asnjë gjuhë zyrtare”.
Zëvendëskryeministri Petrovic, gjithashtu potencoi kontributin që po japin çdo ditë komunat në avancimin e të drejtave të njeriut, të drejtave të komuniteteve, më saktë të drejtës për përdorimin e gjuhës.