Deklarata e Përbashkët
Konferenca e Tretë Ndërkombëtare mbi Vetëqeverisjen
Lokale
Deklarata
Shtetet pjesëmarrëse në Konferencën e Tretë Vjetore për Vetëqeverisje Lokale,
Duke marrë në konsideratë konkluzionet e seancave plenare dhe të ndara gjatë mbajtjes së konferencës;
Duke marr në konsideratë të veçantë vullnetin e shteteve në rajon për bashkëpunim të gjithanshëm në fushën e vetëqeverisjes lokale;
Duke konsideruar nivelin aktual të zhvillimit të vetëqeverisjes lokale në përgjithësi se një nga metodat për të arritur qëllimet e përbashkëta për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve;
Duke theksuar se autoritetet e zgjedhura lokale, autoritetet rajonale dhe administrata e tyre janë një nga shtyllat kryesore të sistemeve demokratike dhe se e drejta e qytetarëve për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë themelore;
Kanë rënë në pajtim si më poshtë:
Të punojnë bashkë në sensibilizimin dhe realizimin e aktiviteteve konkrete që nxisin bashkëpunimin rajonal të institucioneve të vetëqeverisjes lokale,
Konferenca Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale do të vazhdojë të organizohet në baza vjetore me pjesëmarrjen e vendeve të rajonit, por dhe më gjerë;
Delegacionet pjesëmarrëse zotohen se do të kontribuojnë çdo vit, me pjesëmarrje të ekspertëve të fushave specifike të dakorduara, në mënyrë që konferenca të shërbejë si forum për të diskutuar dhe analizuar bashkërisht mundësitë avancimit dhe modernizimit të vetëqeverisjes lokale;
Vlerësojnë në mënyrë të veçantë organizmin e Panairit të Komunave si një mundësi ideale për të komunikuar me qytetarët dhe prezantuar vlerat dhe traditat e tyre si dhe marrin zotimin për ta ngritur këtë në një Panair me karakter rajonal;
Shtetet pjesëmarrëse në konferencë zotohen se do të punojnë për të drejtuar pushtetin lokal në pajtim me parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale;
Shtetet pjesëmarrëse zotohen se do të nxisin dhe forcojnë bashkëpunimin ndër-komunal dhe ndërkufitar të vendeve të rajonit në nivelin më të lartë;
Duke falënderuar për kontributin e deritanishëm, delegacionet e shteteve pjesëmarrëse ftojnë komunitetin e donatorëve, të zgjedhurit lokal dhe shoqërinë civile të marrin pjesë aktive e kontribuojnë në aktivitetet e përbashkëta në nivel rajonal për vendosur një sistem cilësor dhe të qëndrueshëm të iniciativave dhe bashkëpunimit rajonal;
Duke qenë mysafirë në Republikën e Kosovës, delegacionet shprehin në mënyrë të veçantë mirënjohjen për organizimin e konferencës nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Projektit të Binjakëzimit të Komisionit Evropian;
Prishtinë, më 15 shtator 2012