Pas opinionit ligjor të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që organizimi dhe mbatja e seances inauguruese në Komunën e Gracanicës, nuk ka arritur të përmbushë kuadrin ligjor, Kryetari i Komunës në bashkpunim me strukturat administrative komunale ka organizuar dhe mbajtur sot vazhdimin e seancës. Pas opinionit ligjor të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që organizimi dhe mbatja e seances inauguruese në Komunën e Gracanicës, nuk ka arritur të përmbushë kuadrin ligjor, Kryetari i Komunës në bashkpunim me strukturat administrative komunale ka organizuar dhe mbajtur sot vazhdimin e seancës.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, bazuar në mandatin ligjor përmes zyrtarëve të saj të monitorimit, ka monitoruar këtë aktivitet.
Bazuar në raportin e monitorimit për zbatimin e ligjshmërisë, dhe vlerësimin ligjor, është konstatuar se, mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Graçanicës e mbajtur me datë 27.12.2013 është bërë konform procedurave ligjore, si dhe kërkesës së pranuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me datë 26 Dhjetor 2013.
Prandaj nga sot Kuvendi Komunal në Gracanicë dhe Kryetari i zgjedhur kanë filluar zbatimin e mandatit të tyre.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
Prishtinë, 27 Dhjetor 2013