Dy delegacionet nga Shqipëria dhe Kosova, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë-Shqipëri, mbështetur nga IPA/CBC, kanë realizuar vizitën në projektin e bashkëpunimit ndërkufitar që realizohet ndërmjet Austrisë dhe Sllovakisë, konkretisht nga Muzeu i Arteve të Aplikuara të Vjenës dhe Qendrës Shkollore në Bratislavë.

Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i Muzeut të Arteve të Aplikuara të Vjenës, si dhe përfaqësuesja nga Sekretariati i Përbashkët të INTERrEG, kanë shkëmbyer eksperiencat e tyre lidhur me procesin e aplikimit për fondet e bashkëpunimit ndërkufitar dhe procesin e implementimit të projektit konkret.

Projekti zhvillohet në fushën e bashkëpunimit kulturor të të dy vendeve dhe ka për qëllim të adresoj sfidat që paraqiten nga zhvillimet teknologjike në kohët digjitale.
