Itali, 10 qershor 2019
Në vazhdën e aktiviteteve të implementimit të marrëveshjeve për bashkëpunim komunal ndërkombëtar, delegacioni i kryesuar nga Ministrja Hodžić po realizojnë vizitën zyrtare në Itali, në dy komunat Civita dhe Frascineto.

Pjesë e delegacionit janë Sekretarja e Përgjithshme Rozafa Ukimeraj dhe stafi i MAPL-së, Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Lipjanit Daut Azemi dhe zyrtarë përgjegjës nga dy komunat përkatëse.

Delegacioni është pritur nga kryetarët e komunave Angelo Catapano, Kryetar i Komunës së Frascinetos dhe Alesandro Tocci, Kryetar i Komunës së Civita. Delegacioni poashtu është pritur edhe nga Kryetari i Provincës së Cosenza, z. Franco Lacucci dhe Ministri i Regjionit të Kalabrisë, znj. Maria Francesca Corigliano.

Përfaqësuesit nga MAPL dhe dy komunave Lipjan dhe Fushë Kosovë janë pajtuar që bashkërisht të realizojnë aktivitete konkrete.

Si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi, ndër aktivitetet e para do të jenë vizitat dhe shkëmbimet në fushën e arsimit ndërmjet nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të të dy komunave përkatëse të Kosovës dhe dy komunave të Italisë.

Gjithashtu, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, delegacioni është pritur edhe nga Drejtori i Parkut Kombetar Polino, z. Mimo Papaterra, park i cili është më i madhi në gjithë Evropën. MAPL është zotuar se do të koordinojë dhe ofrojë ndihmën e nevojshme për realizimin e aktiviteteve edhe me ministritë sektoriale në mënyrë që komunave repsektive të ju mundësohet të marrin eksperiencat italiane nga fusha e mbrojtjes së mjedisit.
