Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

DELEGACIONI I KRYETARËVE TË KOMUNAVE TË KOSOVËS I UDHËHEQUR NGA MINISTRJA E MAPL-së znj. EMILIJA REDŽEPI PO REALIZOJNË VIZITËN ZYRTARE NË IOWA

Është realizuar vizita dy ditore e Ministres Redžepi dhe delegacionit nga Kosova, me ç’rast është formalizuar marrëveshja e 5-të ndërmjet Komunave të Kosovës dhe Qyteteve të shtetit të Iowa-s.
Bashkëpunimi mes dy shteteve ka filluar në kuadër të bashkëpunimit të Gardës Kombëtare Amerikane dhe FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve, aftësimin dhe profesionalizimin e kësaj force, por që nga viti i kaluar ky bashkëpunim është fokusuar në rritjen e partneritetit të Komunave te Kosovës dhe qyteteve të Iowa-s, duke thelluar bashkëpunimin në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, arsimit, kulturës dhe punësimit.

MAPL në bashkëpunim me Komunat, Konsulatën e Kosovës në IOWA dhe përfaqësues të shtetit të IOWA-s ka dhënë mbështetje dhe ka koordinuar bashkëpunimin ndër komunal nderkombëtar, përmes formës së binjakëzimit mes qyteteve të IOWA-s ku janë finalizuar 5 iniciativa, ku përfshihen bashkëpunimet mes komunave: Prishtinë – City of Des Moines, Vushtrri – City of Norwalk, Pejë – Johnston, Gjakovë – Fort Dodge dhe Gjilan-Sioux city.

MAPL është në proces te koordinimit për arritjen edhe të dy marrëveshjeve të reja ndërmjet Komunës së Podujevës dhe City of Ames dhe Komunës së Prizrenit dhe Iowa City.
Fushat e bashkëpunimit nga marrëveshjet e lidhura janë: E-qeverisja; Bashkëpunimin kulturor Bashkëpunimin ekonomik dhe Bashkëpunimin në fushen akademike.

Në vazhdën e vizitës së delegacionit të Kosovës në IOWA janë shkëmbyer informatat dhe rezultatet e deritanishme sic është shkembimi i eksperiencave në fushen e arsimit dhe rinisë ku 10 studentë të infermerisë do të ndjekin studimet në Universitetin DMACC; poashtu edhe donacionet për ekipet e altetikes,mundjes, futbollit dhe basketbollit.

Delegacioni i kryesuar nga znj. Redžepi është pritur në takime të vecanta nga përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe lokale të shtetit të IOWA-s.

Senatori Zach Nunn, njëkohësisht edhe kryesues i komisionit për politikë të jashtme ka falenderuar Ministren Redžepi me c’rast i ka ndarë edhe një certifikatë mirënjohje për përkushtimin e deritanishëm të MAPL-së për të formalizuar bashkëpunimin e sidomos për rezultatet e arritura. Poashtu edhe Sekretari i shtetit Paul Pate, konfirmoi mbështetjen për të vazhduar bashkëpunimin, ndërkohë që Ministrja Redžepi e siguroi për mundësinë e hapjes së një zyre koordinuese në Prizren që do te jetë përgjegjëse për gjithë koordinimin e të gjitha aktiviteteve. Ndërsa në takimin me Presidentin e DMAAC, Ministrja Redzepi konfirmoi përkrahjen për të fasilituar procesin me Ministrinë e Arsimit dhe Komunës se Prizrenit për të shfrytëzuar hapësirat e liruara nga KFOR-i për të parë mundësitë e zhvillimit të një projekti për të rinjtë në fushën e inovacionit dhe TI në bashkëpunim me DMAAC.

Poashtu gjatë vizitës janë bërë diskutimet përfundimtare për te realizuar vizitën e nivelit të lartë të Guvernatores së Iowas dhe grupit të biznesmenëve dhe universiteteve që planifikojnë të vizitojnë Kosovën në Qershor, 2020.

Gjatë kësaj vizite, është ri-konfirmuar edhe njëhere ndihma e pakursyer dhe përkrahja nga shteti i IOWA-s për të rritur bashkëpunimin në fushën e punësimit sezonal, shkëmbimit të studentëve dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe kulturës.

Ministrja ka ftuar publikisht kompanitë amerikane dhe investitorët që të investojnë dhe hapin fabrika në Kosovë, si vend strategjik në rajon dhe me potencial të madh të fuqisë se re punëtore.

Ministrja ka falenderuar Shefin e Misionit Përgjithshëm Artan Duraku për angazhimin e jashtëzakonshëm për të avancuar partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors