Delegacioni i MAPL-së i kryesuar nga ministri Petrovic, ka vazhduar vizitën në Kongres të SHBA-ve ku ka takuar anëtarë të kongresit.
Një takim te veçantë e ka bërë me kongresmenin Eliot Engel, me te cilin kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme politike e ekonomike ne Kosove. Një theks në bisedim iu ka dhënë çështjes se integrimit të komuniteteve në jetën institucionale e shoqërore dhe garantimit të ruajtjes se trashëgimisë dhe barazisë së qytetarëve të Kosovës.
Eliot Engel ka theksuar se ka qenë përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës, por për gjithë qytetarët e saj.
Një takim i rëndësishëm për shkëmbimin e përvojave në organizimin e pushteteve lokale është mbajtur pasdite me Asociacionin për menaxhimin e autoriteteve lokale ( County Management Associacion ) në të cilën në formë të ndarë, drejtorë të departamenteve te MAPL-së në takime te ndara kanë mundur të bashkëbisedojnë gjatë me zyrtarët amerikan të këtij asociacioni. Janë diskutuar modelet e organizimit dhe veçanërisht për modelin e matjes së performancës pasi së bashku me këtë institucion ka filluar implementimi i tyre edhe në Kosovë.
z. Petrovic ka realizuar takim me Këshillin e Distrikit të Kolumbias me Nyasha Smith , Sekretar i Këshillimit. Në këtë takim janë biseduar aspekte te ndryshme legjislative, të buxhetit dhe praktikat e mira të komunikimit me qytetarët për projektet në interes të tyre. Para stafit të lartë të MAPL ka pasur një prezantim detal se si menaxhohet qyteti i Washingtonit dhe organizimi i tij.