Delegacioni nga Jordania vizitoi MAPL-në

Delegacioni nga Jordania i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme të Jordanisë, SH.T.Z Salameh Hammad, vizitoi sot Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku u prit nga Zëvendësministri i MAPL-së, z. Bajram Gecaj dhe Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, znj. Rozafa Ukimeraj.

6 dhjetor 2016, Prishtinë

Delegacioni nga Jordania i kryesuar nga Ministri i Punëve të Brendshme të Jordanisë, SH.T.Z Salameh Hammad, vizitoi sot Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku u prit nga Zëvendësministri i MAPL-së, z. Bajram Gecaj dhe Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, znj. Rozafa Ukimeraj.

Në takimin me delegacionin Jordania, Zëvendësministri Gecaj prezantoi rregullimin e qeverisjes lokale në Kosovë para dhe pas pavarësisë së Kosovës dhe realizimin e procesit të decentralizmit dhe qeverisjes lokale dhe zhvillimet tjera politike të vendit, përkatësisht me pavarësimin e Kosovës.

Zëvendësministri Gecaj tha se procesin e decentralizimit në Kosovë e kanë karakterizuar  dy aspekte, aspekti juridik që është  orientuar në bartjen e pushtetit dhe reformën e administratës lokale dhe aspekti politik që përfshinë  strategjinë  për tejkalimin dhe zgjidhjen e shqetësimeve të komuniteteve pakicë, duke siguruar nivel të lartë të vetë-rregullimit në nivel lokal në kuptimin e një shkallë më të gjerë të qeverisjes sa i përket çështjeve të karakterit lokal.

Ministri i Punëve të Brendshme të Jordanisë,  SH.T.Z Salameh Hammad,  shprehi kënaqësinë e tij për vizitën në Kosovë dhe informatat e shkëmbyera  nga Institucionet e Kosovës dhe  theksoi se është e rëndësishme që Republika e Kosovës dhe ajo e Jordanisë të shkëmbejnë informata lidhur me reformën në qeverisjen lokale dhe procesin e decentralizmit.

Në takimin e delegacionin jordanez, Zëvendesminstri Gecaj tha se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë një sërë veprimesh si në aspektin e krijimit të infrastrukturës ligjore që komunave t’u garantojë një autonomi më të gjerë, ashtu dhe në progresin për bartjen dhe delegimin e kompetencave nga niveli qendror në nivelin lokal.

Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj e njoftoi delegacionin nga Jordania për punën aktuale të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë .