11 Maj 2019, Prizren
Në ditën e fundit në Kosovë, delegacioni nga shteti i Iowa-s, të shoqëruar nga përfaqësuesit e MAPL dhe Qendrës rajonale për trashëgimi kulturore kanë realizuar vizita në disa objekte të trashëgimisë, në Prizren. Me këtë rast delegacioni kishte mundësine të njihej nga afër me vlerat e trashëgimisë dhe diversitetin në Komunën e Prizrenit.
Poashtu, delegacioni ka realizuar edhe takimin e përbashkët më përfaqësues nga Dokufest, festivalin e filmit dokumentar, me ç’rast është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimet në fushën e filmit; si dhe organizimit të festivaleve të filmit dokumentar.