Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

“Dialogu Beograd – Prishtinë zgjidhje e problemeve ose shfaqje për publikun”

19 Nëntor 2011
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, mori pjesë në debatin  “Dialogu mes  Beogradit dhe Prishtinës, zgjidhje e problemeve ose  shfaqje për publikun”? i cili u mbajt  në  Medija Centar.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, mori pjesë në debatin  “Dialogu mes  Beogradit dhe Prishtinës, zgjidhje e problemeve ose  shfaqje për publikun”? i cili u mbajt  në  Medija Centar.

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se dialogu është zgjidhje i cili qytetarëve të Kosovës do t’iu sigurojë një jetë më të mirë dhe më të sigurt.

“Dëshiroj të besoj se ekipet negociuese si ai i Beogradit, ashtu edhe ai  i Prishtinës, do të punojnë në zgjidhjen e problemeve të përditshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës dhe do të mundësojë implementimin e marrëveshjeve”, ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic.

Ministri Petrovic  gjithashtu ka theksuar se është e nevojshme që qytetarëve të veriut t’iu sigurohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave.

“Është obligim për të gjithë ne që të gjendet zgjidhja e cila do të mundësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave  në veri të Kosovës”, përfundoi  Ministri Petrovic.

Në Debatin e sotëm në  Medija Centar, gjithashtu të pranishëm ishin  edhe ambasadori i Francës në Kosovë , Žan Fransoa Fitu, si dhe deputeti i SPS-në Parlamentin e Serbisë , Dejan Radenković.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors