Diskutohet financimi i Qendrave të strehimit të sigurt për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe kompetencat e komunave për bashkëpunim ndërkomunal për themelimin e këtyre Qendrave

22 korrik 2020, Prishtinë
Ministria e Pushtetit Lokal vazhdon punën me realizmin e aktiviteteve në fushën e të drejtave të njeriut.
Zëvedësministrat e MPL-së, përkatësisht zëvendëministrja znj. Fatbardha Emini dhe Zëvedësministri nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Besart Dreshaj, kanë mbajtur takim dhe kanë diskutuar, lidhur me mënyrën e financimit të Qendrave së strehimit të sigurt për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe kompetencat e komunave për bashkëpunimin ndërkomunal për themelimin e këtyre Qendrave.
Kjo iniciativë e dy ministrive ka për qëllim sigurimin e bazës ligjore dhe përkrahjes së këtyre Qendrave në të gjithë territorin e vendit për strehim të sigurt për viktimat e dhunës në familje.