Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Diskutohet procesi i vlerësimit të performancës komunale

Prishtinë, 15 Korrik 2020
Ka vazhduar procesi i vlerësimit të matjes së performancës komunale nga ekipi i përbashkët i MPL-së dhe projektit DEMOS. Me këtë rast, zëvendësministrja znj. Magbule Shkodra dhe zëvendësministrja znj. Fatbardha Emini, të shoqëruara nga sekretarja e përgjithshme znj. Rozafa Ukimeraj kanë vizituar grupin vlerësues, për t’u njohur dhe diskutuar rreth mbarëvajtjes së raportimit të komunave, mënyrës së vlerësimit, metodologjisë për verifikim të të dhënave dhe zbatimit të kritereve të cilësisë.
Zëvendësministrja Shkodra inkurajoi grupin për zbatimin e plotë të rregullave të Sistemit të menaxhimit të performancës komunale, duke vënë theksin në përmbylljen sa më të suksesshme dhe objektive të këtij procesi. Në anën tjetër, zëvendësministrja Emini shtroi nevojën e shtyrjes para të idesë për inkorporimin e Grantit të Performancës në kuadër të rishikimit të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, për të garantuar mbështetje financiare meritore të komunave, nxitje të konkurrencës dhe shërbime sa më cilësore në nivel lokal.
Ky cikël i vlerësimit të performancës komunale është duke u bërë për 36 komuna që kanë dorëzuar raportet e tyre në afatin kohor. Kriteret e vlerësimit marrin për bazë rregullat strikte të dokumentimit, të cilat garantojnë pajtueshmëri të plotë në mes të dhënave të raportuara dhe parametrave për shërbimet e ofruara. Të dhënat e fituara në këtë fazë do të shërbejnë për klasifikimin e komunave të cilat do të plotësojnë kushtet për përfitim nga granti i radhës për performancë komunale.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors