Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna, me datë 02 shkurt 2015, në kuadër të aktiviteteve, agjendës dhe planit të punës, ka filluar fushatën në komunën e Fushë Kosovës. Fushata është lancuar me 20 janar 2015, përmes shkresës zyrtare dërguar të gjithë kryetarëve të komunave dhe strukturave tjera komunale, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. 5 shkurt 2015
Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna, me datë 02 shkurt 2015, në kuadër të aktiviteteve, agjendës dhe planit të punës, ka filluar fushatën në komunën e Fushë Kosovës. Fushata është lancuar me 20 janar 2015, përmes shkresës zyrtare dërguar të gjithë kryetarëve të komunave dhe strukturave tjera komunale, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
Paraprakisht zyrtarët e DADNJK-së takuan strukturat komunale, Drejtoreshën e Administratës, udhëheqësen e zyrës për komunitete dhe kthim, zyrtarin për kthim, koordinatorin për të drejtat e njeriut, zyrtarin për regjistrim civil dhe përfaqësuesen e komuniteteve në lagjen 029. Takimi kishte për qëllim informimin e zyrtarëve lidhur me fushatën për regjistrimin FALAS për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas me qëllim të krijimit të parakushteve dhe ngritjes së vetëdijesimit dhe promovimit të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast u shpërndanë banera, broshura dhe bluza me moton” Realizo të drejtat tua, REGJSTROHU” në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe në gjuhën rome, me qëllim të promovimit të regjistrimin civil.
Gjatë takimit u njoftuam se deri më sot është identifikuar një familje e cila nuk është regjistruar ende për arsye të mungesës së dokumentacionit.
Pas takimit me zyrtarët komunal, vizituam familjen e Gazmend Bajramit i cili i përket komunitetit rom për tu informuar për së afërmi për problemet në të cilat kanë qenë pengesë për regjistrimin e tyre. Familja me 7 anëtarë, jeton në kushte shumë të rënda ekonomike, dhe ka pesë (5) fëmijë, nga mosha 13 deri në 3 vjet. Asnjëri nga fëmijët nuk janë të kyçur në sistemin arsimor dhe nuk janë përfitues të asnjë ndihme sociale apo pakoje stimuluese si pasojë e mungesës së dokumentacionit.
Sipas kryefamiljarit mësuam që familja e tij jeton në Fushë Kosovë që 15 vite pas kthimit nga Gjermania. Të gjithë fëmijët kanë lindur në Kosovë dhe asnjeri nuk është i regjistruar në regjistrin e gjendjes civile, dy fëmijët 13 dhe 9 vjeçar kanë vijuar për një kohë të shkurtër mësimin në strukturat paralele serbe të cilën e kanë braktisur për shkak të kushteve të rënda ekonomike.