Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna, me datë 03 shkurt 2015, në kuadër të aktiviteteve, agjendës dhe planit të punës, ka takuar Drejtorin e Administratës në komunën e Mitrovicës, zyrtarin për komunitete, Koordinatorin e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe përfaqësuesen e Zyrës Lokale për Komunitete dhe Kthim. Qëllimi i vizitës ishte lansimi i fushatës për regjistrimin FALAS të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, vizitat u realizuan në lagjen e romëve dhe në lagjen 2 korriku. 5 shkurt 2015
Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna, me datë 03 shkurt 2015, në kuadër të aktiviteteve, agjendës dhe planit të punës, ka takuar Drejtorin e Administratës në komunën e Mitrovicës, zyrtarin për komunitete, Koordinatorin e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe përfaqësuesen e Zyrës Lokale për Komunitete dhe Kthim. Qëllimi i vizitës ishte lansimi i fushatës për regjistrimin FALAS të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, vizitat u realizuan në lagjen e romëve dhe në lagjen 2 korriku.
Në Lagjen e Romëve u bashkëbisedua me disa familje që vijnë nga Komunat tjera të Kosovës dhe nga shtetet fqinje, të cilët ende nuk janë të regjistruar, në këto familje kishte edhe fëmijë që kishin lindur në Pejë, Gjakovë, Mal të Zi, Serbi etj. Me këtë rast u shpërndanë banera, broshura dhe bluza me moton ”Realizo të drejtat tua, REGJSTROHU” në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe në gjuhën rome, me qëllim të promovimit të regjistrimin të faktit të lindjes dhe regjistrimin e më vonshëm në regjistrat civil.
Në lagjen e romëve Këshilli Danez për Refugjatë, kishte mbështetur disa biznese dhe Qendrën Mësimore për fëmijët, në të cilën vijojnë mësimin nxënësit e komunitetit RAE, mësimin formal dhe atë joformal. Në këtë qendër mësimin joformal e ndjekin 200 nxënës dhe 12 nxënës vijojnë mësimin në klasën 6, 7, 8 dhe 9. Ndërsa 95 % të nxënësve vijojnë mësimin në gjuhën serbe në veri të Mitrovicës, ky projekt është realizuar nga Caritasi Kosovar dhe Drejtoria e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, mbështetur nga Këshilli Danez për Refugjatë.
Zyrtarët e DADNJK bashkërisht me zyrtarët e komunës së Mitrovicës vizituan edhe disa familje të komunitetit RAE të cilët jetojnë në lagjen 2 Korriku, në këtë lagje të gjithë janë të regjistruar dhe kanë dokumente të Republikës së Kosovës.
Në lagjen 2 korriku vijojnë mësimin pa ndonjë problem, ka të atillë që kanë përfunduar fakultetin dhe shkollën e mesme dhe janë të pa punë dhe se nga 35 familje sa ka kjo lagje, asnjë nuk punon.