Slobodan Petrovic, Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) sot mori pjesë në takimin e grupit punues për administratë në veriun e Kosovës. Në mesin e pikave tjera të rendit të ditës, është diskutuar edhe për propozimet buxhetore për komunat në veri. 1 tetor 2014
Slobodan Petrovic, Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) sot mori pjesë në takimin e grupit punues për administratë në veriun e Kosovës. Në mesin e pikave tjera të rendit të ditës, është diskutuar edhe për propozimet buxhetore për komunat në veri.
Ministri Petrovic përshendeti të gjithë të pranishmit, në veçanti përfaqësuesit e pushtetit lokal nga veriu duke theksuar : “Krahas diskutimit për buxhetet komunale të cilat janë temë shumë e rëndësishme, do të dëshiroja të shpreh kënaqësi të veçantë për faktin se përfaqësuesit e pushteteve lokale nga veriu i Kosovës gjenden sot këtu dhe janë ata të cilët përfaqësojnë komunat e tyre dhe luftojnë për buxhetet e tyre. Kjo jo vetëm që ndikon në përmirësimin e raporteve, por gjithashtu nga kjo më së shumti do të përfitojnë pikërisht qytetarët në veri të Kosovës”, tha Petrovic.
Në këtë takim të grupit punues, përveç Ministrit të Administrimit të Pushteti Lokal Slobodan Petrovic, gjithashtu morën pjesë edhe Zëvendës Kryeministrja Edita Tahiri, Ministri i Financave Besim Beqaj, Sekretari Gjeneral i MAPL-së Besnik Osmani, kryetar dhe përfaqësues të pushtetit lokal nga veriu i Kosovës.