Prishtinë, 04 korrik 2019
Me ftesë të Ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal zj.Adrijana Hodžić, kolegjiumi i Kryesuesve të Kuvendeve të Komunave kanë realizuar takimin e përbashkët. Me këtë rast, janë trajtuar çështjet që ndërlidhen me unifikimin e sistemit të mbështetjes administrative për punën e Kuvendeve të Komunave, rishikimin e udhëzimit administrativ për përbërjen e Komiteteve, si dhe detyrimet ligjore për procesin e vlerësimit të ligjshmërisë.

Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave kanë paraqitur çështjet që sfidojnë punën e tyre dhe me këtë rast, kanë marrë mbështetjen nga Ministrja Hodžić që në kuadër të fushëveprimtarisë së MAPL-së do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore për të rritur efikasitetin e funksionimit të Kuvendeve të Komunave. Me këtë rast, Ministrja Hodžić theksoi se “MAPL është e gatshme të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të mbështetur punën e Kuvendeve të Komunave. Kuvendet e Komunave janë organi më i lartë i Komunës, ndërsa anëtarët e kuvendeve janë elita e shoqërisë”.

Takimi është përmbyllur me dakordimin e përbashkët për veprime të menjëhershme të MAPL-së për të përmirësuar kornizën ligjore me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së Kuvendeve të Komunave.