13.08.2020, Prishtinë
Është realizuar takimi i përbashkët, Koordinues ndërmjet Sekretares së Përgjithshme të MPL zj Rozafa Ukimeraj dhe zj Katharina Stocker, Drejtoreshë e Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, si dhe zj Saranda Cana, Zyrtare e lartë e programit kombëtar, në kuadër të SDC. Me këtë rast, janë shkëmbyer informacionet lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë, ndërsa në fokus të diskutimit ishte faza e ardhshme e përkrahjes së Qeverisë Zvicerane për fondin e performancës komunale.
Bashkëpunimi dhe përkrahja për fazën e ardhshme, do të kenë në fokus avancimin e sistemit të performancës komunale si dhe krijimin e një sistemi të qëndrueshëm institucional për grantin e performancës komunale. Në kuadër të mbështetjes, poashtu janë ndarë informacionet lidhur me përfshirjen e Ministrisë së Financave dhe kontributin e tyre si sponzorizues i legjislacionit për financat e Pushtetit lokal. Poashtu edhe përfshirja e donatorëve tjerë si dhe faza e programimit të IPA 3 dhe përfshirja e grantit të performancës në programet mbështetëse të BE-së dhe donatorëve tjerë, ishin temë e diskutimit të këtij takimi.