Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Është mbajtur video takimi  midis ministrit Rakić dhe kryetarëve të komunave

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, organizuan një takim me kryetarët e komunave përmes një video lidhjeje. Në takim është biseduar për format dhe mundësitë e financimit të komunave për vitin 2021.

Në bisedë me drejtuesit e komunave, zëvendëskryeministri dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakić, theksoi mbështetjen e plotë të ministrisë në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet vetëqeverisjet lokale. “Vetëqeverisja lokale efikase dhe efektive me parimet e qeverisjes së mirë, të gjitha në dobi të  kulaitetit të mirë  për jetën e qytetarëve, gjë që është prioritet i  ministrisë,” theksoi  Rakić.

Në të njëjtën kohë, ministri theksoi se MPL-ja do të përpiqet që në periudhën e ardhshme të jetë në kontakt  të afërt me komunat  dhe se do të gjejë mënyra për t’u dalë në takim  secilit.

Në takim u diskutuan edhe disa  nga mundësitë për financimin e komunave në vitin e ardhshëm, si dhe planet për disa aktivitete të reja që do të kontribuojnë në përmirësimin e qeverive lokale.

Hykmete Bajrami, Ministrja e Financave, gjithashtu mori pjesë në video-takimin e sotëm

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors