Sot, Zëvendëskryeministri i Kosovës si dhe Ministër i Administrimit it të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic së bashku me Kryeministrin e Kosovës, z. Hashim Thaçin, si dhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së në Kosovë, z. Samuel Zhbogar, morën pjesë në përurimin e objektit të ri të komunës së Graçanicës.
23 korrik 2013, Prishtinë

Në fjalimin e tij, z. Petrovic tha: “Para më shumë se katër vitesh, filluam një punë të vështirë, themelimin e komunave të reja, dhe u ballafaquam me një numër të madh pengesash. Armiku ynë më i madh nuk ishin sulmet e vazhdueshme. Armiku ynë më i madh ishte dyshimi i disa njerëzve të zakonshëm, se si do të duket ajo apo ato komuna. Me këmbëngulje ne kemi vendosur standarde të ndryshme dhe me këtë kemi fituar besimin, por jemi të vetëdijshëm se mund të jetë edhe më mirë. Synimi ynë i përbashkët është komuna e Graçanicës, e cila i zgjedh problemet, inkurajon zhvillimin, kujdeset për shëndetësinë, arsimin, kulturën, sportin etj”.
Gjithashtu, Zëvendëskryeministri Petrovic falënderoi të gjithë partnerët e BE-së, Shtetet e bashkuara të Amerikës në ndihmë,përkrahje dhe mbështetje .
“Sot, nuk po e bëjmë vetëm hapjen e një ndërtese të komunës por ne po kthejmë një faqe të re në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Na nevojiten ide dhe energji të reja për një Graçanicë më të mirë, më të rregulluar dhe më të bukur. Kjo ndërtesë le të jetë vendi ku do të mblidhet kjo energji-përfundoi, Ministri Petrovic.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Kryetari i komunës së Graçanicës, z. Bojan Stojanovic si dhe zyrtarë që punojnë në këtë Komunë.