Kosova ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të reformimit të vetëqeverisjes… 21 qershor 2011, Prishtinë
Të nderuar përfaqësues e organizatave donatore,
Të nderuar kolegë të institucioneve qendrore të Kosovës,
Përfaqësues të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare,
Përfaqësues të Bordit të Kryetarëve të Komunave,
Përfaqësues të Komunave,
Zonja dhe zotërinj,
Kosova ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të reformimit të vetëqeverisjes lokale. Në përputhje me vlerat më të përparuara të demokracisë perëndimore, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse të Kosovës, ka filluar procesin e reformimit të vetëqeverisjes lokale me qëllim që shërbimet e administratës së pushtetit lokal (APL) të jenë të drejtpërdrejta dhe sa më cilësore ndaj qytetarëve të Kosovës.
Ofrimi i shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve konsiston në ndërtimin e një qeverisje efektive dhe efikase, e kjo nënkupton ushtrim të pushtetit me përgjegjësi.
Komunat dhe MAPL duhet të kenë objektivë kryesore ndërtimin e kapaciteteve drejtuese dhe administrative për të realizuar reformimin e vetëqeverisjes lokale.
Në bazë të informatave që disponojmë, shërbimet e ofruara qytetarëve, aktualisht nuk janë në nivelin e kërkuar. Decentralizimi dhe sistemi modern i menaxhimit të qeverive lokale, kërkon ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të BNj, të cilat duhet të jenë të hapura ndaj publikut dhe të ofrojnë shërbime cilësore qytetarëve. Qytetarët e delegojnë autoritetin e tyre, të përcaktuar me ligj për pushtetin lokal, për të qenë të shërbyer në mënyrë profesionale dhe me dinjitet nga udhëheqja dhe administrata e tyre.
Pjesëmarrja e qytetarëve në punën e komunës dhe ushtrimi i të drejtave civile është thelbësor. Pa pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në hartimin e të ardhmes së tyre nuk ka asnjë qëllim të ekzistencës së komunës.
Planifikimi afatgjatë të urbanizmit dhe rregullimi i mjedisit është pika më e dobët për zhvillimin e Kosovës. Nuk ka zhvillimin të duhur, pa një vizion të qartë se si ne të rregullojë problemet e dukshme e furnizimit me ujë dhe kanalizimit në Kosovë. Në këtë shoh bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit dhe harmonizim të aktiviteteve në këtë drejtim.
MAPL po përpiqet që të mbështesë ndërtimin e një administrate efektive dhe e të integruar të Pushtetit Lokal që bazohet në suksesin e BNj, të kohezionit shoqëror dhe përparimit të gjithanshëm të vendit. Qëllimi ynë është zhvillimi i një administratë moderne të bazuar në përgjegjësinë individuale.
Administrata moderne nënkupton përfshirjen e individëve të aftë dhe të kualifikuar në punën e komunave dhe kjo nuk është e lidhur vetëm për një vend të punës, ajo duhet të jetë shumë fleksibile, në mënyrë që t’i sigurojë nëpunësit civil të zhvillojë karrierën e vetë në tërë sistemin administrativ në vend dhe gjatë tërë jetës.
MAPL luan rol të rëndësishëm në bashkërendimin e zhvillimit të kapaciteteve në mënyrë që të përmbushen nevojat e lidershipit politik të zgjedhur, menaxherëve të administratës (shërbimit civil) dhe komunitetit në tërësi në secilën komunë të Kosovës. Të jeni të bindur që në këtë rrugë MAPL do të vazhdon deri në fund.
Plani strategjik për Ndërtimin dhe Zhvillimin e Kapaciteteve në Komuna (NZHKK), që sot po e prezantojmë ka për qëllim që të bëj parashikimin dhe sistemimin e veprimeve institucionale të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të komunave dhe aktorëve tjerë relevant që do të marrin pjesë në Ndërtimin dhe Zhvillimin e Kapaciteteve në Komuna.
Me anën e këtij plani duam që të racionalizojmë veprimet ndërinstitucionale, që janë përgjegjëse për këtë proces të ndërlikuar dhe shumë të rëndësishëm në ndërtimin e një administrate moderne me qytetarin në qendër. Me këtë duam që të ndërtojmë një sistem të trajnimeve që do të siguronte kompetencë më të madhe dhe më të lartë të burimeve njerëzore, organizim dhe menaxhim më efikas të institucioneve të pushtetit lokal në administratën publike të Republikës së Kosovës. E gjithë kjo do të mundësonte mobilitet apo lëvizje të burimeve njerëzore brenda administratës publike, sipas kërkesave dhe nevojave të saj në shërbim sa më të mirë të qytetarit.
Ju faleminderit për vëmendjen tuaj,
Prishtinë, 21 qershor 2011
Ministri i MAPL / z. Sllobodan Petrovic