100 ditë të mëparshme mund të ishin për disa një kohë shumë e gjatë, dhe për disa… 15 qershor 2011, Prishtinë
Të nderuar miq, të nderuar media,
100 ditë të mëparshme mund të ishin për disa një kohë shumë e gjatë, dhe për disa kohë e shkurtër, por unë do të thoja që për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal këto 100 ditë praktikisht fluturuan.
Jam shumë krenar dhe i nderuar për të prezantuar publikut sot, unë do të them, rezultate të shkëlqyera në sferën e pushtetit lokal. Ne kishim një sfidë të madhe që është të ndjekim tempon dhe të konfirmojnë reputacionin e punës së Ministrit të mëparshëm dhe kabinetit të tij, që nuk është e lehtë. Ne kishim një detyrë të justifikojmë besimin e qytetarëve që na është dhënë dhe të jemi më afër vetë qytetarëve pikërisht nëpërmjet punës se suksesshme të Komunave në Kosovë. Kemi detyrë të mbajmë vlerësimin pozitiv në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian të vitit e kaluar.
Duhet të them se jam shumë i kënaqur me efikasitetin e personelit të ministrisë, këta janë shumica njerëz të rinj dhe të falënderoj ata për kontributin e tyre. Unë gjithashtu dua të falënderoj të gjithë kryetarët e komunave si dhe zyrtarët komunalë për mbështetje dhe bashkëpunim. Në fund, por jo më pak e rëndësishme dua të falënderoj donatorët, të cilat janë të rëndësishëm për zhvillimin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë, dhe këta janë USAID, Komisioni Evropian, Zyra Civile Ndërkombëtare, Qeveria e Norvegjisë, institucione tjera të shumta dhe Qeveritë që kanë mbështetur këtë proces.
Nuk dua të them se jam shumë i kënaqur, sepse gjithmonë mund të jetë më mirë dhe më përparuar, por kontributi i MAPL-së në rritjen e standardeve evropiane është i dukshëm dhe është thjesht e mahnitshme se si komunat dhe mbi të gjitha, komuna cilësore dhe funksionale ndikon në standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës.
Ne kemi treguar vazhdimësi në implementimin e politikave strategjike dhe zbatimin e projekteve të parashikuar mbi bazën e strategjisë afat-mesme për pushtetin lokal 2012-2015, si dhe në bazë të strategjisë për zhvillimin e kapaciteteve të komunave 2010-2015.
Është, gjithashtu, e padiskutueshme që komunat e reja si Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kllokoti dhe Novo Brdo kanë bërë një punë të shkëlqyeshme. Infrastruktura në këto komuna është përmirësuar dhe mjedisi është më i rregulluar. Shërbimet komunale janë shumë më të mira dhe për këto pikërisht kanë kontribuar fondet e donatorëve për ndërtimin e kapaciteteve të zyrtarëve komunal.
Kolegu im, Sekretari Gjeneral i kësaj Ministrie, z. Besnik Osmani, do të zhvillojë një prezantim me të dhënat e rezultateve tona për këto 100 ditë, kështu që unë nuk do të ndalem shumë në detaje.
Dëshiroj të theksoj se MAPL-ja ka nënshkruar 45 Memorandume Mirëkuptimi për financimin e projekteve për komuna në vitin 2011. me një vlerë prej rreth 5 milion euro. Kontributi ynë është dhënë në çështjet ndër-ministrore; ne duam të kontribuojmë për të gjitha proceset demokratike në Kosovë, dhe gati të gjitha proceset janë të lidhura me komunat. Prej rregullimit e ujit deri te ndërtimi i urave dhe rrugëve. Kontributi ynë në legjislacion është gjithashtu i shquar. Z. Osmani në prezantim do të caktojë të gjitha ligjet në të cilat kemi kontribuar dhe ju do të shihni, që nuk janë pak.
Tani, të kalojmë në gjërat që janë më të ngadalshme dhe po zhvillohen në përputhje me mjedisin politik. Ju supozoni se kjo është formimi e komunës së re të Mitrovicës së Veriut. Ka pasur progres, por jo të rëndësishëm. Është formuar një ekip përgatitor që me kapacitetin e tij të kufizuar i jep maksimumin e tij.
Mendoj se kur kjo pjesë e Kosovës është në fjalë thjesht nuk mund ministria vet, por duhet një përpjekje e kombinuar të gjitha palëve, nga bashkësia ndërkombëtare deri te Prishtina dhe Beogradi zyrtar. Mendoj që ne japim maksimumin, kemi organizuar një zyrë të re dhe shpresoj se gjërat do të lëvizin për të mirë.Gjithashtu besoj se mbështetja shtesë për komunat e sapo-formuara paraqet një shembull për qytetarët në veriun e Kosovës, të cilët kanë shumë për të mësuar nga një proces shumë të suksesshëm që u zhvillua në jug të lumit Ibër.
Dhe, në fund të ditës, shumë gjëra të natyrës politike komplikojnë jetën e njeriut e zakonshëm, shumë projekte të mira nuk janë përfunduar për shkak se një grup i vogël njerëzish është kundër zbatimit e projekteve. Definitivisht mendoj se nuk duhet të merren masat e rrepta, por çdo progres serioz merr kohë dhe seriozitet.
Edhe një herë, po ju them atë që unë besoj se ju të gjithë e dini, se dyert e ministrisë sonë janë të hapura veçanërisht për ju nga mediat, sepse dua që të krijohet një marrëdhënie transparente që do të avancojë jo vetëm marrëdhëniet tona, por edhe standardet evropiane, dhe kjo është një qëllim i përbashkët të të gjithëve në Kosovë.
Ju falënderoj qe keni ardhur, dhe tani ja jap fjalën kolegut Besnik Osmani.