Para së gjithash, ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim, ku ju mund te shihni se për… I nderuar Z. Kryeministër Hashim Thaçi,
I nderuar Përfaqësues i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, z. Khaldoun Sinno,
Të nderuar kolegë Ministra dhe Kryetarë të komunave,
Para së gjithash, ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim, ku ju mund te shihni se për Qeverinë e Kosovës çështja primare është procesi i Integrimit Evropian dhe liberalizimi e vizave që është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Takimi i sotëm në mes të Qeverisë dhe Kryetarëve të komunave është i dyti në një periudhë të shkurtër kohore sa i përket liberalizimit të vizave, ku komunat e Kosovës kanë një rol të madh në procesin e kthimit në vend dhe ri-integrimin e të kthyerve, dhe përgjegjësitë e tyre në lidhje me këtë janë koordinimi përmes zyreve ose zyrtarëve komunal për komunitete dhe kthim.
Të nderuar Kryetarë të Komunave
Për të zbatuar këtë proces më lehtë nevojitet koordinimi më i mirë në mes të nivelit qendror dhe lokal. Qeveria e Kosovës miratoi Rregulloren 02/2010 për funksionalizimin e zyrave komunale për Komunitete dhe Kthim, një rregullore e miratuar nga z. Kryeministri Hashim Thaçi, prandaj në këtë takim unë kërkoj nga ju që të funksionalizoni këto zyrë dhe t’i ofroni atyre mbështetjen e nevojshme, dhe të kërkoni nga këto zyra përgjegjësinë dhe sukses.
Në ato komuna ku zyrat nuk funksionojnë ose kanë mungesë të stafit, kërkoj që ato të marrin mbështetjen e nevojshme në kohën më të shpejtë të mundshme që të jetë në gjendje për të kryer përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre.
Niveli qendror, në veçanti Ministria për Komunitete dhe Kthim ka themeluar një grup punues me ministritë e linjës dhe institucionet / organizatat ndërkombëtare si ICO-në, OSBE dhe UNHCR për përgatitjen e rekomandimeve dhe përshkrimin e detyrave për këtë zyrë pas miratimit nga Ministria e Administratës Publike qe do të dërgohen në komuna për të kryer me lehtë sistematizimin dhe ndarjen e përgjegjësive brenda zyrës.
Të nderuar Kryetarë të komunave presim prej juve që të japni mbështetje edhe më të madhe këtij procesi dhe ta konsideroni si çështje kryesore. Që nga takimi i fundit për këtë çështje në prill të këtij viti, disa komuna kanë treguar përparim duke rritur numrin e kërkesave për të përdorur fondet për financimin e të kthyerve në vend, dhe gjithashtu duke përgatitur raporte për nivelin qendror.
Unë si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i MAPL-së jam i gatshëm në çdo kohë për të dhënë mbështetjen time dhe stafit të ministrisë në rrugën për proces të liberalizimit të vizave konkretisht kthimin në vend dhe ri-integrimin të zhvendosurve, prandaj edhe një herë ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim.
Slobodan Petrovic,
Zëvendëskryeministër i Kosovës
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal