Fjala Përmbyllëse e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petrovic
Konferenca Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale5 -6 shtator 2011Prishtina, Kosovo
I nderuar Ambasador Dell,
I nderuar Kryetar i Asociacionit të Komunave të KosovësTë nderuar mysafirë nga shtetet pjesemarrese
Përfaqësues të pushtetit lokal, organizata joqeveritare e media
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për vitin e dytë organizoi konfe
Fjala Përmbyllëse e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petrovic
Konferenca Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale5 -6 shtator 2011Prishtina, Kosovo
I nderuar Ambasador Dell,
I nderuar Kryetar i Asociacionit të Komunave të KosovësTë nderuar mysafirë nga shtetet pjesemarrese
Përfaqësues të pushtetit lokal, organizata joqeveritare e media
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për vitin e dytë organizoi konferencen nderkombetare per vetqeverisje lokale.
Unë mendoj dhe kam shpresë se këtë mendim e ndani edhe ju se kjo konferencë edhe këtë vit ishte një forum i mirë ku funksionarë politik, drejtues të institucioneve lokale e shërbyes civil nga vende të ndryshme patën mundësinë të punojnë bashkë, të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe praktikat më të mira për avancimin e vetëqeverisjes lokale.
Dëshiroj të falenderoj përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse – Shqipëria, Mali I Zi, Kroacia, Sllovenia e Turqia, si dhe nga Kosova, të cilët prezentuan në sesione plenare dhe në grupet punuese përvojat e tyre, duke ngjallur interesin e të gjithë pjesëmarrësve.
Objektiv kryesor i kësaj konference ishte që të shkëmbehen pervojat në procesin e decentralizimit, të prezantohet progresi i arritur, rezultatet e sfidat varësisht nga politikat e ndryshme që janë realizuar ne pervojen nga vendet pjesemarrese dhe të mësojnë nga përvojat e tyre në kontekste të ndryshme.
Reforma e vetëqeverijes locale, korniza insititucionale dhe ligjore, cështjet e minoriteteve, decentralizimi territorial, zhvillimi ekonomik lokal kanë qenë temat mbizotëruese të diskutimeve të kësaj konference, si dhe në fokusin tonë kryesor.
Pjesëmarrësit kanë evidentuar nevojën e inkurajimit të partneritetit mes njësive të qeverisjes vendore, bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndërkufitar, si një faktor i rëndësishëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve, shtimit të kohezionit social, ofrimit të pushtetit më pranë qytetarit.
Të gjithë ne së bashku kemi nënvizuar nevojën e madhe që qeveritë tona të ofrojnë asistencë profesionale e financiare për komunat në mënyrë sa më efektive.
Për më tepër ne kemi nënvizuar nevojën e madhe për të rritur autonominë lokale, në mënyrë që organet lokale të marrin përsipër vendime të rëndesishme për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.
Të gjithë ne së bashku kemi theksuar rolin e rëndësishëm dhe thelbësor që luajnë njësitë e qeverisjes vendore në përmbushjen e aspiratave integruese evropiane të të gjiva vendeve të rajonit. Pushteti lokal do të jetë gjithnjë në një proces reforme të pandalur, për shkak se avansimi i shërbimeve, vendimmarrja gjithëpërfshirëse do të jenë gjithnjë në fokus të qeverive tona.
Për këtë arsye, përvojat ndërkombëtare dhe bashkëpunimi rajonal janë të rëndësishme dhe luajnë një rol të dobishëm në përmbushjen e objektivave të reformës.
Do të doja të theksoja se një nga parakushtet për këtë reformë është dhe modernizimi i shërbimit civil në nivelin lokal. Cilësia e shërbimeve dhe qëndrueshmëria e njësive të vetëqeverisjes lokal varet në masë të madhe se sa i përparuar është ky shërbim.
Gjithashtu, procesi I transferimit të kompetencave në shkallë të gjerë, përvec rritjes së cilësisë së shërbimeve, shihet të ketë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e transparencës në vendimmarrje, si dhe në minimizimin e veprimeve korruptive.
Sic është theksuar me të drejtë në deklaratën tonë të përbashkët dhe sic theksohet dhe në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale, bashkëpunimi mes shteteve në fushën administrative dhe të pushtetit lokal është një partakusht i rëndëishëm për avansimin e cilësië së pushtetit lokal në ato vende.
Për këtë arsye, unë shpresoj se kjo Konferencë që tashmë po shndërrohet në tradicionale, do të jetë një institucion e mekanizëm i rëndësishëm komunikimi dhe bashkëpunimi, me ndikim në jetën e qytetarëve të vendeve tona.
Ky është premtimi im dhe rruga më e mirë për zhvillimin e demokracisë në vendet tona.
Dhe një herë falemnderit për kontributin dhe mirupafshim në Konferencën e rradhës!