05 shtator 2011, Prishtinë
Të nderuar Ministra, Zëvendës Ministra anëtarë,
Kryetarë të qyteteve, të delegacioneve të huaja mysafirë në këtë konferencë,
Të nderuar Ambasadorë
Të nderuar Përfaqësues të Qeverisë,
Të nderuar Përfaqësues të institucione ndërkombëtarë ne Kosovë
Të nderuar përfaqësues të shoqërisë civile
Të nderuar Gazetarë.
05 shtator 2011, Prishtinë
Të nderuar Ministra, Zëvendës Ministra anëtarë,
Kryetarë të qyteteve, të delegacioneve të huaja mysafirë në këtë konferencë,
Të nderuar Ambasadorë
Të nderuar Përfaqësues të Qeverisë,
Të nderuar Përfaqësues të institucione ndërkombëtarë ne Kosovë
Të nderuar përfaqësues të shoqërisë civile
Të nderuar Gazetarë.
Kam nderin që sot të hap punimet e Konferencës Ndërkombëtare për Vetqeverisje Lokale që për herën e dytë organizohet në Prishtinë ashtu siç kam knaqësinë para jush te prezantoj të arriturat në qeverisjen lokale dhe decentralizmin në Kosovës bazuar në përvojën tonë drejt avancimit të vetqeverisjes lokale bazuar në parimet demokratike.
Programin nacional për vetqeverisje lokale po synojmë ta bëjnë realitet dhe ne sot po prezantojmë të arriturat e Kosovës në reformën e pushtetit lokal dhe decentralizmit që burojnë direkt nga Kushtetuta e vendit tonë.
Procesi i Reformës së Pushtetit Lokal dhe decentralizimit është një prej proceset rëndësishme që institucionet e Republikës së Kosovës kanë vënë në agjendën e përgjithshme prioritare të punës.
Procesi i decentralizimit në Kosovë ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët e vendit, duke ofruar më afër qytetarëve pushtetin dhe vendim-marrjen.
Në rastin e Kosovës, ky proces ka qëllim që po ashtu të adresojë brengat specifike të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë duke i bërë ata pjesë aktive në procesin vendimarrës për të ardhmën e tyre.
Ky proces ka ecur me sukses në disa drejtime:
1. Sistem zgjedhor modern për strukturat vendore ku kryetari i komunës zgjedhet drejteperdrejtë nga qytetarët dhe me lista të hapura për anëtarët e kuvendeve duke zhvilluar kështu demokracinë lokale direkte dhe procesin e llogaridhënjes para qyetarëve të Kosovës duke përfshirë të drejtën për referendum lokal për çështje që janë në interes për banorët lokal.
2. Kompetencat shtesë janë bartur tek autoritetet lokale. Autonomia e organeve të komunave është zgjeruar në shumë sektorë përfshirë: arsimimin, shëndetësinë, sigurinë, shërbimet publike, tokën e ndërtesat, menaxhimin financiar etj. Kjo tregon përkushtimin e institucioneve tona që çdo qytetar i vendit tonë të ketë të drejta të barabarta dhe që vendi ynë të jetë i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë paqe, demokraci e prosporitet.
3. Organzimi territorial ka shkuar në drejtim të themelimit të një numri të ri të komunave ku jetojnë të koncentruar komunitetet jo-shumicë. Sot Komunat e Gracanicës, Parteshit, Ranillukut, Mamushës e Kllokotit janë realitet. Ato kanë vendosur organe efektive si rezultat i zgjedhjeve demokratike dhe kanë ndërtuar administratë efiakse që po ofron shërbime për qytetarët.
4. Një sistem i qëndrushëm elektronik e unik është instaluar në administratën komunale duke ndihmuar modernizimin e shërbimeve administrative e publike,
5. Legjislacion modern ku vetqeverisja lokale është rregulluar me ligj bazuar në vlerat e përparuara evropiane dhe parimet e Kartës evropiane për vetqeverisje lokale
6. Sistem cilësor të transparencës dhe aplikimit të gjuhëve si zyrtare për komunitetet që jetojnë në njësitë e qeverisjes vendore.
7. Vendosjen e sistemit të vlerësimit të performancës komunale, si metodë e matjes dhe planifikimit strategjik për të ardhëmn,
8. Vendosjen e sistemit të financimit dhe përgjithsisht të sistemit fiskal duke garantuar fonde të mjaftueshme për strukturat lokale dhe ndarje fer të grandeve komunale,
Të nderuar pjesëmarrës,
Të gjitha këto janë rregulluar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Paraprakisht insitucionet e Kosovës kanë pranuar në mënyrë unanime Dokumentin e Presidentit Ahtisari të cilat në vazhdim janë përkthyer në provizione ligjore. Dokumenti Ahtisari në mënyrë të mrekullueshme ka dhënë përgjegjje në shumë pyetje që lidhen me organzimin e vetqeverisjes lokale duke akomoduar shkelqyshëm shumë çështje siç janë: kompetencat e komunave, ndarja teritoriale, trashigima kulturore, zonat e mbrojtura, pjesëmarrja e garantuar e komuniteteve në insitucione përmes sisitemit të votimit apo vendeve të garantuara etj.
Duke u mbështetur në përvojat më të mira ndërkombëtare, Pako e Presidentit Marti Ahtisari është bërë burim i kushtetutës së vendit tonë.
Të gjitha këto prezentojnë në shembullin tonë, bazën e shkelqyeshme për ndërtimin një administrate lokale moderne, bazuar në praktikat demokratike dhe profesionale të udhëheqjes me një lidership përgjegjës ndaj votës qytetare dhe zhvillim ekonomik lokal të qëndrueshëm.
Natyrisht ne kemi ende shumë sfida!.
Duhet të punojmë shumë që të përmisojmë ende kualitetin e shërbimeve për ofrimin e shërbimeve publike në komuna. Mbetet në agjenden tonë forcimi i llogaridhënies dhe transparencës së të zgjedhurve dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në vendimmarrje që njëherit konsiderojmë se është çelsi i demokracisë së një shteti.
Të nderuar pjesëmarrës,
Në veçanti ne kemi vështirësi të realizojmë projektin tonë në veri të Kosovës. Përkundër faktit se projekti ynë për vetqeverisje lokale është skajshmërisht i mirë, komuniteti vendor ende nuk është bindur të pranojë dhe marr pjesë aktive në realizimin e tij. Në vazhdim të kësaj janë edhe grupe ekstremiste që bëjnë çmos që ky projekt të mos implementohet. Por ne jemi te vendosur qe te perfundojme procesin e decentralizimit dhe te themelojme edhe komunen ne Mitrovicen e Veriut.
Për të përmisuar këtë veprimet, vullneti dhe angazhimet tona janë të mëdha. Po punojmë bashkë me partnerët e popullit të Kosovës pa dallim, që të mbyllim këtë proces me sukses, prandaj nuk është e tepërtë që në këtë rast të falenderojë institucionet ndërkombëtare si ICO, KFOR, EULEX, OSBE, Korin Diplomatik në Kosovë, Komunitetin e Donatorëve etj për përfshirjen dhe ndihmen e tyre të çmuar në zhvillimin dhe modernizimin e sistemit të vetqeverisjes lokale në Kosovë.
Unë jam thellësisht i bindur se synimet tona dhe puna jonë është e drejtë dhe në interes të gjithë qytetarëve pa përjashtim, prandaj kam besimin e plotë dhe vullnetin e mirë të institucioneve tona me përkrahje të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, miqve të tjerë të dëshmuar të Kosovës, do të arrijmë që të realizojmë të interesat e të gjithë të qytetarëve të Kosovës pa përjashtime.
E ardhmja e Kosovës dhe qytetarëve të saj është integrimi euro-atlantik. E ardhmja e rajonit është e njëtë. Prandaj të punojmë bashkë vazhdimisht sikurse edhe në këtë konferencë që të nxisimin bashkpunimin rajonal, ndër-kufitar e ndër–komunal, të bashkojmë virtytetet tona të mira, të bashkojmë përkushtimin tonë të plotë me obligimet që kemi marrë nga qytetarët e vendeve tona.
Krejt në fund dua të falenderojë UNDP-në që për vitin e dytë po ndihmon në organzimin dhe financimin e kësaj koference. Kjo ndihmë është vendimtare në organzimin e saj.
JU FALEMINDERIT PËR VEMENDJEN!
SUKSESE!