Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Fjalimi i Zëvendëskryeministrit Petrovic në takimin Organizimi dhe Funksionimi i Sistemit Financiar në Komunat e reja

Më lejoni që t’ju uroj mirëseardhje në këtë takim duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe zhvillime pozitive.

31 tetor 2011, Prishtinë

I nderuar Ministër Bedri Hamza,

I nderuar, z. Criss Row

I nderuar, z. Qerkin Morina,

Të nderuar kryetar të komunave – Të pranishëm të nderuar 

Më lejoni që t’ju uroj mirëseardhje në këtë takim duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe zhvillime pozitive. Me kënaqësi e bëjë hapjen e këtij takimi, sigurisht i një rëndësie të veçantë për funksionimin e komunave, derisa  po bisedojmë për financat lokale, si njëri ndër  elementet kryesore në funksionimin e komunave.

Me këtë rast, dua të përshëndes punën tuaj dhe bashkëpunimin që keni treguar deri më tani, lidhur me përmbushjen e obligimeve ligjore dhe politike për krijimin e kushteve adekuate sa i përket avancimit të organizimit dhe administrimit të financave lokale në komunat e reja.

Korpusi legjislativ për vetëqeverisje lokale në Republikën e Kosovës ka përcaktuar qartë parimet për pavarësinë financiare të Komunave, si dhe burimet financiare të tyre.

Në këtë kuadër, në përputhje me politikat ekonomike kombëtare dhe duke pasur parasysh qëndrueshmërinë fiskale të komunave dhe Qeverisë, Komunat e Kosovës kanë të drejtë të kenë burime të mjaftueshme financiare me të cilat mund të disponojnë lirshëm gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre komunale në përputhje me ligjet e zbatueshme të Kosovës. Burimet financiare komunale do të jenë të barasvlershme me kompetencat komunale të përcaktuara në Kushtetutë dhe në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Ne jemi të vetëdijshme me vështirësitë me të cilat po përballen sot komunat si dhe dobësitë e sistemit financiar lokal të ndërtuar deri më tani në Republikën e Kosovë. Këtu kemi parasysh, Centralizimin e disa kompetencave të cilat do të mund të ushtroheshin nga Komunat; Ndarje jo e qartë e disa kompetencave të dy niveleve të qeverisjes në vend; Komuna me dallime të mëdha territoriale, ekonomike, dhe të popullsisë; Mosfunksionimi i plotë i pushtetit në komunat me shumicë serbe; Bashkëpunim jo i mjaftueshëm në mes të komunave; Të hyrat jo të baraspeshuara dhe jo të mjaftueshme të cilat prodhojnë zhvillim ekonomik jo të barabartë dhe shërbime publike të cilësisë së njëjtë; Varshmëria e komunave nga niveli qendror për të krijuar politika zhvillimore; Pamundësia e ushtrimit të kompetencave mbi pronën e komunave; Mungesa e ekspertëve të fushave të ndryshme nëpër komuna; etj;.

Në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe strukturave në të gjitha  komunat e Republikës së Kosovës, me theks te veçantë në komunat e  reja, me qellim te zbatimit te Planit te Veprimit  për Decentralizim, dëshirojmë ngritjen e nivelit të punës drejt veprimeve tona konkrete lidhur me sfidat e parashtruar nga takimi i fundit i GND-se,  e që kërkojnë përkushtimin e tonë, lidhur me:

• Harmonizimin e tabelave të buxhetit duke respektuar marrëveshjet e mirëkuptimit në mes të komunave, për kompetencat e bartura në ato fusha  ku ka vështirësi;
• Të intensifikohet ndihma për komunat e reja në fushën e planifikimit buxhetor, menaxhimin e shpenzimeve publike dhe ndarjen e drejtë të të hyrave lokale;
• Mbështetja nga zyrtarët e MF që deri në mbledhjen e radhës së GND të përfundojë planifikimi i buxhetit për vitin fiskal 2012 nga Ekipi Përgatitor Komunal në Mitrovicën e Veriut për Komunën e re të Mitrovicës së Veriut;
• Çështjet e implikimeve fiskale të planit të veprimit për Partneritetin Evropian e në veçanti të projektit të IPA-s;
• Aktiviteti në procesin e kritereve shtesë për ndarje të garantit të shëndetësisë sekondare;
• Azhurnimi i statistikave për arsimin para-universitar, numri i nxënësve, numri i shkollave sikurse edhe në shëndetësinë primare,
• Mbështetja në procesin e bartjes së kompetencave të zgjeruara nga niveli qendror në nivelin komunal;
•  Procesi privatizimit të shërbimeve komunale siç janë: sigurimi i objekteve komunale të shkollave, si dhe
• Aktivitet tjera që ndërlidhen me Ministrin e Financave.

E dimë se problematike në administrimin e financave lokale për komunat ka qenë edhe mos pasja e rishikimit buxhetor për këtë vit, e që ky fakt ka ndikuar negativisht në administrimin e financave lokale, sidomos në komunat e reja.

Ne vazhdimisht jemi duke punuar dhe do të punojmë në krijimin dhe ndërtimin e një sistemi më të qëndrueshm financiar për komunat, për të krijuar mundësi më të mira financiare për komuna, dhe atë duke ndërmarrë veprime konkrete lidhur me:
Zbatimin në kohë i reformave të pushtetit lokal; qartësimi institucional i bartjes së  pronësisë komunave; Zhvillim dhe kyçje në fondet për zhvillim rajonal; Zhvillimi i formave të përshtatshme të të hyrave komunale; Funksionimi i tregut të kapitalit, i sistemit të kreditimit dhe huamarrjes në komuna; Zhvillimi i partneritetit në mes të sektorit publik e privat në ekonominë e komunave; etj.

Ju sigurojmë se, synimi i MAPL-së është krijimi i një administrate lokale me një pavarësi të zgjeruar fiskale, si na aspektin e krijimit të të hyrave dhe administrimit të tyre. Pra, Decentralizim i theksuar Fiskal, në krijimin e autonomisë financiare për organet e pushtetit lokal, duke krijuar mundësit e vjeljes së taksave dhe tatimeve të përbashkëta me autoritetet qendrore për të gjitha ato lloje në të cilat përfshihen edhe komunat, ndërsa të hyrat derdhen vetëm në autoritetet qendrore.

Ne falënderojmë ministritë e linjës, Auditorin e Përgjithshëm, kryetarët e komunave dhe partnerët tanë vendorë dhe ndërkombëtarë për kontributin e tyre të deritanishëm për përmbushjen e këtyre obligimeve.

Në fund kërkoj nga përfaqësuesit e komunave të paraqesin tani, dhe kurdoherë në mënyrë zyrtare të gjitha shqetësimet dhe kërkesat e tyre në raport me ne, e sidomos të kërkojnë bashkëpunimin dhe ndihmën e Ministrisë së Financave.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors