Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Fushatë Kundër dhunës në familje

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal,  me rastin e hapjes së Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizimit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, sot, iu bashku fushatës duke shpërndarë fjongo tëbardha zyrtarëve të MAPL-së, si simbolikë kundër dhunës në familje.

26 nëntor 2015, Prishtinë

Përkundër ekzistimit të legjislacionit për mbrojtje nga kjo dukuri, ajo vazhdon të mbetet prezent në shoqëri,  siç ndodhi rasti i fundit në Suharekë.Pra, dhuna që ndodhë brenda katërmureve nuk shihet më si njëçështjepersonale midis dy njerëzve apo familjes, ajo konsiderohet si njëçështje publike që nuk tolerohet më, duke kërkuar mbështetjen e fuqishme të institucioneve qëndrore dhe lokale të Republikës së Kosovës.
Prandaj, të gjithë të angazhohemi për parandalimin e dhunës në familje dhe kundër trafikimit me njerëz në Kosovë, lajmëroje rastin, kërko ndihmë, shfrytëzoje linjën telefonike ndihmëse pa pagesë e cila do të mundësoj identifikimin e viktimave të dhunës në familje dhe të trafikimit me qenie njerëzore si dhe referimin e rastit dhe viktimës  në institucionet  përgjegjëse.

Një mundësi për qytetarët dhe viktimat që të lajmërojnë në numrin falas të linjës ndihmëse 0800 11112.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors