Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Grupi Drejtues për Strategjinë e Vetëqeverisjes Lokale 2016-2026 mbajti takimin e radhës

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në mbështetje të OSBE-së dhe në praninë e ministrive sektroiale, komunave dhe shoqërisë civile mbajti takimin e rregullt të Grupit Drejtues për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026.
Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, znj. Rozafa Ukimeraj, prezantoi të arriturat kryesore në zbatimin e aktiviteteve të pesë objektivave zhvillimore të cilat përbëjnë substancën e këtij dokumenti strategjik për pushtetin lokal.

Me këtë rast Sekretarja e Përgjithshme znj. Ukimeraj ka theksuar se aktivitetet trevjeçare të sponzorizuara nga MAPL, në përfshirje të partnerëve ndërsektorial, kanë sjellë progres substancial në forcimin e demokracisë lokale, qeverisjen e mirë, zhvillimin ekonomik lokal, avancimin e legjislacionit, si dhe përmirësimet strukturore qeverisëse.

Për më tepër, sekretarja e përgjithshme Ukimeraj shtoi se: “Efektet e veprimit të kësaj strategjie janë bërë të dukshme përmes intensifikimit të programeve investive në komuna, zhvillim të administratës lokale, përmirësimit të shërbimeve publike, jetësimit të qeverisjes elektronike, përfshirjes aktive të shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave, përkrahjes financiare të projekteve të tyre, si dhe avancimin e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies komunale”.

 

Të arriturat e prezentuara në këtë takim, u konfirmuan edhe nga organizatat kredibile joqeveritare që mbulojnë fushën e vetëqeverisjes lokale, duke mbajtur qëndrim konstruktiv ndaj opsioneve për shtyrjen përpara të vizionit për avancimin e pushtetit lokal në vend.

Anëtarët e grupit drejtues janë dakorduar për themelimin e nëngrupeve profesionale sipas objektivave respektive, me përgjegjësi për koordinimin dhe ndërlidhjen e aktiviteteve të strategjisë me objektivat sektoriale të institucioneve të administratës shtetërore.

Një nga rekomandimet përmbyllëse nga ky takim ishte edhe ofrimi i inputeve institucionale që pasqyrojnë rezultatet konkrete dhe të matshme lidhur me nivelin e zbatimit të kësaj strategjie me rëndësi jetike për zhvillimin e gjithëmbarshëm të pushetit lokal.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors