Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Grupi punues Qeveritar – Takimi për Mitrovicën e Veriut

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, mori pjesë në takimin e Grupit punues të Qeverisë – Takimi për Mitrovicën e Veriut.

08 prill 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Slobodan Petrovic, mori pjesë në takimin e Grupit punues të Qeverisë – Takimi për Mitrovicën e Veriut.

”MAPL ka përkrahur këtë vit komunat nga lëmia e investimeve kapitale, duke përfshirë financat dhe programin e infrastrukturës, bashkëfinancimin me IPA, Programi për zhvillim regjional dhe programet e MAPL, IPA-s me zyrën e BE-së në Kosovë. Me qëllim të funksionalizimit sa më të mirë të Zyrës  Administrative në Mitrovicën e Veriut, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në vitin 2012, ka financuar 20 projekte nga buxheti i vet, nga kategoria e investimeve kapitale në vlerë prej  90.627.00 €”, ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic.

“Gjithashtu, Ministria e Administrimit të pushtetit lokal ka përkrahur edhe 7 OJQ në vlerë prej   42,125.00€  nga buxheti i MAPL-së, kategoria subvencione dhe transfere”, ka thënë Petrovic.

Në këtë takim punues të Qeverisë, pos Zëvendëskryeministrit Petrovic morën pjesë edhe Kryeministri i  Kosovës z. Hashim Thaçi, përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ambasadorja e SHBA-së, zonja Tracey An Jakobson, Shefja e zyrës Administrative,  zonja Adrijana Hoxhiq, si dhe ambasadorët e vendeve tjera në Kosovë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors