Ministrja e Administrimit të pushtetit lokal Hodžić me kabinetin e saj pritën Ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm për Azinë Qendrore dhe Amerikën Veriore dhe Jugore, në Departamentin e misioneve politike dhe paqësore të OKB-së Miroslav Jenč dhe Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i UNMIK-ut Zahir Tanin si dhe anëtarë të tjerë të delegacionit të tyre.
Përveç anëtarëve të Kabinetit të Ministres Hodžić, në takim ishte i pranishëm edhe Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme Milan Radojević.
Në fillim të takimit, Ministrja Hodžić e njoftoi Ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm Jenč mbi bashkëpunimin e deritashëm me OKB-në dhe UNMIK-un, të udhëhequr nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm Tanin, përmes projekteve të ndryshme të zbatuara në tërë Kosovën dhe të cilët dhanë rezultate pozitive në fushën e ndërtimit të besimit, promovimit të bashkëjetesës, të drejtave të grave, luftës kundër dhunës kundër grave si dhe përmes projekteve për mbështetjen e të rinjëve.
Përveç të gjitha sfidave me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare sot, Ministrja Hodžić theksoi rëndësinë e mbështetjes konkrete të bashkëjetesës, pasi respektimi i komuniteteve është e vetmja mënyrë për të ndërtuar urat e besimit.
Kur është fjala për bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale, u morën në konsideratë edhe sfidat. Një nga temat që u diskutimit ishte edhe situata politike dhe e sigurisë.
Ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Jenč shprehu gatishmërinë për të mbështetur agjencitë e Kombeve të Bashkuara në fushat e bashkëjetesës, zhvillimit ekonomik, sigurisë, promovimit të të drejtave të grave dhe të rinjve në Kosovë.
Në fund, pjesëmarrësit e takimit u pajtuan që vazhdimi i bashkëpunimit në të ardhmen është i domosdoshëm për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve të Kosovës pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe fetare.