Ministrja e MAPL znj. Adrijana Hodžić ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Komunës së Vitisë që u financua nga Komisioni Evropian në bashkëpunim me MAPL.
Para të pranishmëve Ministrja e MAPL- së dha një mesazh se të gjitha Ministritë e Linjës duhet të jenë në shërbim të strukturave komunale, duhet ti mbështesin organet komunale me qëllim që të ju sigurojmë shërbime me të mira qytetarëve.
Po ashtu Ministrja theksoi se Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal do të mbetet e përkushtuar në vazhdimësi të mbështes komunat në realizimin e projekteve.