Hodžić në takimin e Komitetit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personave të Zhdukur dhe Peticioneve

Prishtinë, 24 qershor 2019

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Egjiptian, me qëllim të promovimit të të drejtave dhe statusit të grave, është organizuar takimi i Komitetit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Zhdukur dhe Peticione me një grup të grave nga komuniteti egjiptian.

Për të dhënë mbështetjen dhe për të paraqitur problemet dhe sfidat me të cilat përballen gratë, Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić, në takim u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve që me pjesëmarrjen e tyre dhe përkushtim më të madh të kontribuojnë në krijimin e kushteve më të mira dhe një pozite më të mirë të grave, si nga komuniteti egjiptian ashtu edhe nga komunitetet tjera në Kosovë.

“Konsideroj se jo vetëm gratë, por edhe burrat nga komunitetet jo-shumicë janë të margjinalizuar dhe përballen me probleme të mëdha socio-ekonomike. Para së gjithash, ata nuk janë mjaft të përfaqësuar në institucione. Mendoj se të gjithë faktorët relevantë duhet ta zgjidhin këtë problem me përgjegjësi më të madhe dhe me një përkushtim më të madh të gjithë së bashku ndihmojmë integrimin e egjiptianëve në shoqërinë kosovare.

Kur bëhet fjalë për komunitetet jo-shumicë, fakti është se Kosova është një shoqëri multietnike, por për të mbetur e tillë, është e nevojshme të bëjmë më shumë për njëri-tjetrin. Ne duhet që në të gjitha nivelet e qeverisjes, si lokale ashtu edhe qendrore, të përfshijmë një numër sa më të madh të nëpunësve nga komunitetet jo-shumicë, me theks të veçantë  komunitetin egjiptian, pasi që sot festojmë ditën e komunitetit egjiptian.

Ne dita ditës po punojmë për të përmirësuar gjendjen e barazisë gjinore brenda vetë ministrisë dhe gjithashtu i inkurajojmë komunat të ndjekin shembullin tonë. Pozita e gruas në institucionet e Kosovës në veçanti ajo e komunitetit egjiptian le për të dëshiruar dhe këtë problem ne duhet ta marrim shumë më seriozisht dhe të punojmë në zgjidhjen e tij. MAPL në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, u ka dërguar shkresë të gjithë kryetarëve të komunave të respektojnë obligimin për zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore në Kosovë. Sipas raportit të progresit për Kosovën 2019, është arritur përparim në qeverisjen lokale, sidomos në pozicionet e drejtorëve në organet komunale ekzekutive, ku përqindja e grave është rritur nga 11% në 19%. Në 31 nga 38 komunat, komisionet e paguara përfshijnë një numër barabartë të grave dhe burrave, siç parashihet në Ligjin për barazinë gjinore. Megjithëse përfaqësimi i grave në pozita vendimmarrëse mbetet një sfidë, duke përfshirë pozitën e grave nga komuniteti egjiptian”, tha Hodžić.