Prishtinë, 25 qershor 2019
Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodžić, si anëtare e Bordit të Drejtorëve për të mbështetur institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë, ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga Avokati i Popullit Hilmi Jashari, me rastin e zbatimit të projektit “Mbështetje për institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë” financuar nga BE-ja.

Në takim u prezantua raporti fillestar që përfshin aktivitetet dhe rezultatet e parashikuara gjatë ciklit projektues për periudhën 2019-2022.

“Avancimi i bashkëpunimit dhe krijimi i kontaktit të drejtpërdrejtë ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe institucioneve publike është i një me rëndësie të madhe. Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave dhe lirive të njeriut duhet të jetë prioritet për të gjithë ne. Është e domosdoshme që të gjithë të japin mbështetjen maksimale në mënyrë që të gjitha rekomandimet që vijnë nga institucioni i Avokatit të Popullit, të merren shumë seriozisht nga të gjitha ato institucione që në një farë mënyre nuk përmbushin nevojat e qytetarëve.
Në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal përshëndes të gjithë pjesëmarrësit dhe donatorët dhe u dëshiroj të gjithëve fat në periudhën e ardhshme sepse do të kemi nevojë për fat”, tha ministrja Hodžić.

