Prishtinë, 28 qershor 2019
Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić priti ne Kabinetin e saj Ambasadorin Turk në Kosovë Çağrı Sakar.
Me këtë rast, tema të diskutimit ishin çështjet aktuale në Kosovë, si dhe mundësitë potenciale për mbështetje te qeverive lokale, veçanërisht komunat me komunitetet jo-shumicë.
Ministrja Hodžić falënderoi ambasadorin Sakar për vizitën dhe në të njëjtën kohë për gjithçka që Turqia ka bërë për qytetarët e Kosovës.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal synon që në çdo mënyrë të mundshme të përmirësojë punën dhe funksionimin e komunave, me qëllim që qytetarëve t’u ofrojë shërbime më cilësore. Ministrja Hodžić, së bashku me anëtarët e kabinetit të saj, përpiqet të krijojë një jetë më të mirë dhe më cilësore për të gjitha komunitetet në Kosovë, me theks në komunitetet jo-shumicë. Sektorët për bashkëpunim potencial janë në fushën e infrastrukturës, arsimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. “
Ambasadori Sakar, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me MAPL-në, për të mirën e të gjithë qytetarëve.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Kabinetit të Ministres Hodžić.