Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić sot ka uruar të gjithë qytetarët e besimit mysliman dhe kreun e Bashkësisë Islame në Kosovë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
“Në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në emrin tim personal, me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, të gjithë besimtarëve të fesë islame ju dëshiroj që ky muaj i agjërimit, të ju dhuroj mendime të qarta dhe vepra të mira, të cilat kontribuojnë në forcimin e respektit, tolerancës dhe bashkëjetesës së popujve, besimit dhe kulturave siç kërkohet nga tradita multikulturore “, tha ministrja Adrijana Hodžić.
“Ramazani është muaji i tolerancës, i dhembshurisë, faljes dhe shpëtimit, një mundësi e re për ndalimin e ndarjeve fetare, etnike dhe kulturore. Le të jetë për të gjithë i lehtë dhe i bekuar ky agjërim, ka porositur ministrja Hodžić!